Muhammad Ali, krahas karrierës së suksesshme si boksier, la pas edhe një sërë thëniesh motivuese dhe të vlefshme në çdo kohë. Më poshtë ju sjellim disa prej tyre.
“Nuk mund të jemi guximtarë pa frikë”.
“Nëse mendja ime mund ta konceptojë diçka dhe zemra ime mund ta besojë, atëherë unë mund ta arrij atë gjë”.
“E urreja çdo moment të stërvitjes sime, por i thoja vetes: “Mos u ndal. Vuaj tani dhe jetoje gjithë pjesën e mbetur të jetës si një kampion”.
“Ai që nuk ka guxim të ndërmarrë rreziqe, nuk ka për të arritur gjë në jetë”.
“Nëse ëndrrat e tua nuk të trembin, atëherë nuk janë mjaftueshëm të mëdha”.
“E di ku po shkoj dhe e di të vërtetën. Dhe nuk kam pse të jem ai që duan të tjerët të jem. Jam i lirë të jem ai që dua të jem”.
“Nëse do të jesh një kampion i madh, duhet të besosh se je më i miri. Nëse jo, të paktën të pretendosh se je”.
“”E pamundur” është thjesht një fjalë e thënë nga njerëz të vegjël, që e kanë të lehtë më të jetojnë në botën që u është dhënë, se sa të përpiqen ta ndryshojnë botën. “E pamundur” nuk është një fakt; është një opinion. “E pamundur” nuk është një deklaratë; është një nxitje. “E pamundur” është potencial, është e përkohshme. “E pamundur” është asgjë”.
“Nuk i numëroj asnjëherë direkt ushtrimet e mia. Filloj të numëroj kur ndiej dhimbje, sepse ato janë ushtrimet më me vlerë”.
“Dëshira duhet të jetë përherë më e fortë se aftësia”.