Magazine

Aksidente fatlume

Kur gjërat shkojnë keq, mund të jetë joshëse të dorëzoheni. Por para se ta bëni këtë, merrni parasysh mënyrat se si mund ti shndërroni gabimet në mësime të vlefshme

Të gjithë jemi e njohim ndjesinë e keqe në stomak, kur kuptojmë se kemi bërë diçka të gabuar. Kjo mund të ketë ndodhur në punë, në marrëdhëniet tona sociale etj, dhe muntë jenë gabime të mëdha apo të vogla. Nga pikëpamja neurologjike, ka shumë gjëra që ndodhin në trurin tonë në atë moment.

Në një studim të vitit 2018, neuroshkencëtarët në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, zbuluan se si gabimet shkaktuan një reaksion zinxhir të aktivitetit të trurit, dhe truri aktivizon me shpejtësi llojin e aktivitetit që e kodon thellësisht informacionin. Por ndërsa ndjenjat e tronditjes, rrëqethjes dhe zhgënjimit që i shoqërojnë gabimet nuk janë përgjithësisht të këndshme, në hapat tanë të gabuar ka edhe gjëra pozitive.

Gabimet mund ti shtojnë vlerë të madhe jetës sonë, dhe secili nga ne ka bërë të paktën një gabim në jetën e tij. Gabimet janë mundësia jonë për tu rritur dhe për të fituar njohuri. Shumë njerëz thonë se nuk do të kishin qenë aty ku janë në jetë pa bërë gabime. Megjithatë, pjesa më e rëndësishme është të mësojmë prej tyre, dhe të kuptojmë se si të nxjerrim gjërat pozitive nga diçka që shumë njerëz e shohin si negative”- thotë trajneri i jetës Adam Kraft.

Është e vërtetë që duhet të riformulojmë mënyrën se si ndihemi për gabimet tona. Në fakt, një studim i botuar në revistën Memory në vitin 2018, zbuloi se gabimet mund ta ndihmojnë një person të mësojë më shpejt sesa nëse nuk do të bënte fare gabime. Dhe një studim tjetër, i botuar në Journal of Educational Psychology, zbuloi se bërja e gabimeve të qëllimshme – si shkrimi i përgjigjes së gabuar për një pyetje, dhe më pas korrigjimi i saj – mund të ndihmojë në përmirësimin e kujtesës sonë.

Thënë këtë, pavarësisht nëse vjen nga mania e përsosmërisë apo prirjet e pëlqimit të njerëzve, shumë prej nesh mërziten jo pak përballë gabimeve që bëjnë. Por nuk duhet të jetë kështu. A keni gabuar diku për diçka? Ndiqni këtë udhërrëfyes për ti kthyer gabimet në mësime.

Njiheni dhe pranojeni situatën

Tingëllon e lehtë apo jo? Ju mund të ndiheni fajtorë kur bëni një gabim. Por ai faj do të jetë shumë më i rëndë, nëse nuk merrni përgjegjësinë e duhur për të. Pranimi i tij para të tjerëve(duke përfshirë veten) do ta lehtësojë atë faj, duke ju ndihmuar të filloni të mësoni nga gabimet– thotë Adam.

Për disa prej nesh, ky lloj hapi i parë mund të jetë kundër instinkteve tona. Për momentin, ne nisim ta shpjegojmë gabimin duke u zhytur në pse dhesi e origjinës së tij. Ne mund të rrëfejmë një sërë ngjarjesh, apo një person tjetër mund të marrë përsipër fajin tonë.

Dhe megjithëse kjo mund të na ofrojë një lehtësim të menjëhershëm, nuk mund të na ndihmojë domosdoshmërisht të ecim përpara. Kjo është një pikë e rëndësishme nëse e gjeni veten duke u kthyer vazhdimisht dhe duke e ripërmendur një gabim që keni bërë në të kaluarën. Nuk ka asgjë që mund të bëni tani, ndaj pasi ta keni pranuar çfarë duhet të bëni më pas?

Ndryshoni këndvështrimin mbi gabimet

Siç thotë Adam, gabimet nuk duhet të përjetohen si negative, dhe të mësuarit se si ti riformuloni ato në mendjen tuaj mund tju ndihmojë të pajtoheni me to. Mos e ndëshkoni veten. Shumë shpesh në fshikullojmë veten duke bërë gabime. Por provoni të krijoni një perspektivë pozitive për të:Ok, kam bërë gabim, por do të mësoj nga kjo dhe gabimi do të më bëjë një person më të fortë! Pasi të mësoni se si ta riformuloni situatën, do ta motivoni veten për tu bërë më rezistentë dhe do të keni fituar njohuri.

Gabimet ndodhin dhe në atë moment ato mund të përjetohen si fundi i botës. Mund të ndihemi sikur nuk ka asnjë rrugëdalje, por ka shumë pak gjasa të jetë kështu. Sepsegjithmonë do të ketë një hap tjetër. Se cili është ai, dhe sa e lehtë është, kjo është një çështje tjetër dhe kërkon pak përsiatje.

Reflektoni

Kur Kraft sugjeron që të merrni kohë për ta rimenduar gabimin, tregohet i kujdesshëm të theksojë se kjo nuk ka të bëjë me qëndrimin mbi të kaluarën. Përkundrazi, ka të bëjë me një vështrim proaktiv të situatës, për të zbuluar leksionet nxjerrim prej saj. “Bëjini vetes pyetje:Çfarë shkoi keq? Çfarë mund të bëja më mirë? A e lejova veten të shpërqendrohesha? Shkruajini përgjigjet tuaja dhe lexojini ato me vete. Është shumë më e lehtë ta përthithësh këtë informacion kur e sheh të shkruar”- shton ai. Pra, jini shumë të sinqertë me veten tuaj. Kështu do të mësoni më shumë dhe do të jeni gati për veprim.

Plani

Pra, a e keni pranuar gabimin tuaj dhe keni reflektuar mbi të? Tani duhet të merrni masa për të minimizuar shanset që ai të ndodhë sërish. Për shembull, nëse është një gabim që ka ndodhur në punë, a ka ndonjë proces ku mund të përmirësoni diçka? Ndoshta një listë kontrolli, apo edhe trajnim shtesë? shton eksperti.

Bërja praktike e atyre planeve, pasi të keni marrë kohë për ta kuptuar vërtet si duhet situatën, është vendi ku hyjnë në lojë mësimet që mund të nxirrni nga gabimet. Kjo ka të bëjë më shumë sesa thjesht të siguroheni që të mos bëni sërish të njëjtin gabim. Është vendi ku mund ta ndryshoni në mënyrë aktive sjelljen tuaj dhe të rriteni si një person.

Rishikimi i rrugëtimit

Ju arritët në destinacionin përfundimtar përmes udhërrëfyesit, por a funksionoi ai? Çfarë ju mësoi udhëtimi? Dhe a do t’iu duken të ndryshme nga tani e tutje rrugët e ardhshme?Ndoshta mund të ndiheni sikur njohuritë tuaja janë zgjeruar apo që jeni një person më i fortë. Është kaq e rëndësishme të njihni arritjet tuaja. Si një trajner që kultivon besimin vetjak, unë e përdor këtë me klientët e mi për ti ndihmuar ata të ndërtojnë vetëbesimin e tyre”- thotë Kraft.

Duke rishikuar sukseset tuaja, ju po i provoni vetes se mund të realizoni gjërat që mendonit se nuk do të mundnit. Ashtu si në çdo udhëtim vetë-përmirësues, çelësi është të kesh dhembshuri për veten. Keni gabuar, dhe ndoshta nuk e trajtuar në mënyrën e duhur atë gabim. Kjo është e diçka e lehtë, por nëse ke vendosur të bësh diçka për të, vetëm ajo është e lavdërueshme. / happiful – bota.al

Back to top button