Ka shumë lidhje të dukshme me Egjiptin e lashtë në shoqërinë amerikane. Disa do t’ju thonë se kjo nuk duhet të vijë si befasi, duke pasur parasysh ato që ata besojnë se janë lidhje të drejtpërdrejta me njohuritë ezoterike të masonëve, të përcjella nëpër breza, e që shkojnë pas në kohë në “shkollat e shoqërisë sekrete” të Egjiptit të lashtë.
Obelisku i Uashingtonit, për shembull është i lidhur me obeliskët e shumtë të Egjiptit të lashtë. “Syri i kudogjendur” në krye të një piramide është i pranishëm në çdo kartëmonedhë të dollarit – që thuhet të jetë një simbol kryesor i masonëve (dhe nga ana tjetër, edhe shoqërisë Iluminati) – gjendet në kulturën e lashtë egjiptiane, tek syri i kudogjendur i Perëndisë Ra. Shumë nga karakteristikat arkitektonike të Uashingtonit, në veçanti kolonat, janë të frymëzuara nga arkitektura greke, e cila në vetvete ishte e ndikuar nga shoqëria e lashtë egjiptiane.
Sa të vërteta janë këto lidhje, kjo është e hapur për të debatuar. Disa pretendojnë se ato u zbukuruan disi gjatë viteve 1800, kur një kthesë në opinionin publik kundër lozhave masonike rezultoi në rënie të numrit në radhët e tyre. Për t’i bërë masonët më tërheqës, u përdor një “misticizëm” i tillë për të shtuar ndjekësit, si dhe forcuar profilin e vetë frimasonëve. /Bota.al