Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi se “gënjeshtra dhe dezinformata” janë shfaqur gjatë pandemisë së koronavirusit dhe paralajmëroi që të mos lejohet përhapja e urrejtjes teksa bota lufton kundër virusit.
“Ne kemi parë dhe dëgjuar gënjeshtra dhe dezinformata dhe kjo nuk është mënyrë për të luftuar pandeminë,” tha ajo dje në Parlamentin Evropian në Bruksel. Merkel vazhdoi të thotë, “demokracitë kanë nevojë për të vërtetën dhe transparencën. Kjo është ajo që e ndan Evropën dhe kjo është ajo që Gjermania do të pranojë gjatë presidencës së saj të BE-së “.
Ajo i kërkoi Bashkimit Evropian që të binte dakord para verës mbi planin e bllokut për rimëkëmbjen nga Covid-19. “Nuk ka kohë për të humbur. Vetëm më të dobëtit do të vuajnë, “tha Merkel. CNN / bota.al