Bota

Anonymous pikas hackerin numër një të ISIS-it

Screen Shot 2015-02-09 at 20.42.54

Nuk ndalet lufta e Anonymous ndaj ISIS. Pas mbylljes së dhjetëra faqeve të internetit dhe llogarive në rrjetet socialë, hacktivistët kanë pikasur tashmë liderin e propagandës xhihadiste. Në llogarinë e Twitterit të operacionit anti Shtetit Islamik hackerat kanë publikuar fotografi dhe informacione personalë të Majdi M., një tunizian që mendohet se jeton në Manouba dhe është udhëheqës i disa xhihadistëve.
“Ky idiot ishte paralajmëruar që të ndalte mbështetjen për ISIS, ka injoruar thirrjen dhe tani vrapon si lepur”, kanë shkruajtur në Twitter duke ofruar adresën e vendbanimit të Majdi M. si dhe numrin e tij të telefonit. Por i riu tunizian i ka sfiduar hackerët: “Vërtetë? Nuk arritët as të gjeni emailin tim? Mendoja se hackerët perëndimorë janë më të zotë, tani jam i sigurtë, jeni një grumbull plehërash”, ka shkruajtur në anglisht nga njëra prej llogarive të tij, mes tweet-eve të tjerë në arabisht.
Kështu Anonymous ka informuar Interpolin se mesazhi është pikasur të jetë shkruar që nga banesa e Majdit, në Manouba, në veri të Tunizisë. Por udhëheqësit e propagandës xhihadiste mund të ketë përdorur një sistem për triangulimin e lidhjes. Sfida mes piratëve informatikë vazhdon pa u ndalur.
bota.al

Leave a Reply

Back to top button