Motivuese

Babai është gjithmonë aty. Legjenda e bukur e fisit indian Cherokee

Ekziston një legjendë e bukur e fisit indian Cherokee në lidhje me “ritin e kalimit të stafetës”, që thotë:

“Babai e merr të birin në pyll, i lidh sytë me një shami dhe e lë të qetë, i riu duhet të rrijë gjithë natën në një trung pa e hequr shaminë, derisa rrezet e diellit ta lajmërojnë se ka ardhur mëngjesi.

Ai nuk mund dhe nuk duhet t’i kërkojë ndihmë askujt. Nëse do të mbijetojë natën, pa u copëtuar, do të jetë një NJERI. Ai nuk mund t’ua tregojë përvojën e tij miqve ose dikujt tjetër, sepse çdo i ri duhet të bëhet burrë vetë. 

Djali është i tmerruar padyshim … Ai dëgjon kaq shumë zhurma të çuditshme rreth tij. Ka padyshim bisha të egra që e rrethojnë. Ndoshta edhe njerëz të ligj që i duan të keqen. Era fryn fort gjithë natën dhe tund trungun ku është ulur por ai qëndron trimërisht, pa i hapur sytë. Në fund të fundit, kjo është mënyra e vetme për t’u bërë burrë! 

Më në fund, pas një nate të tmerrshme, dielli del dhe ai heq rrobën nga sytë. Dhe kështu kupton se babai i tij është ulur në një trung tjetër pranë tij. 

Ai kishte qëndruar roje gjithë natën duke mbrojtur të birin nga çdo rrezik.  

Babai ishte aty, edhe pse djali nuk e dinte. 

Edhe ne nuk jemi kurrë vetëm.  

Në natën më të tmerrshme, në errësirën më të thellë, në vetminë më të plotë, edhe kur nuk e kuptojmë, babai nuk na braktis kurrë dhe qëndron roje… 

Ulur në trungun pranë nesh”.

Back to top button