Psikologji

“Bëj gjithçka për t’i mbajtur pranë personat, që vërtet të bëjnë të ndihesh mirë”

Një shishe uji në një supermarket kushton rreth 40 lekë. Në një lokal, e njëjta shishe uji, kushton rreth 80 lekë. Nëse e porosisni në një restorant, apo në një hotel, po e njëjta shishe uji kushton të paktën 200 lekë. Nëse e porosisni në aeroport, kostoja e saj mund të shkojë deri në 300 lekë. Shishja është po e njëjta, edhe marka e saj po ashtu. E vetmja gjë që ndryshon, është vendi. Çdo vend i jep një vlerë ndryshe të njëjtit produkti.

Kur ndihesh i/e pavlerë, kur mendon se nuk je i/e aftë për asgjë dhe kur gjithçka përreth teje mundohet tët’i ulë vlerat, ndrysho vend. Mos qëndro aty ku je. Ki kurajon të ndryshosh dhe të shkosh në një vend ku të vlerësojnë për atë që përfaqëson realisht. Rrethoje veten me personat që i njohin vlerat e tua dhe t’i vënë në dukje ato.

Mundohu t’i largohesh sa më parë personave që të bëjnë të ndihesh keq. Ti vlen shumë më shumë se opinioni i tyre për ty. Mos e rretho veten nga negativiteti, pasi nuk ke për të ecur asnjëherë përpara. Do tëduket vetja shumë i/e vogël dhe nuk do ta kesh vullnetin për të vazhduar përpara në jetë. Kuptoji personat që të rrethojnë, kuptoje energjinë që ata të falin dhe bëj gjithçka për të mbajtur pranë ata që vërtet të bëjnëtë ndihesh mirë.

Back to top button