Bota

BIOGRAFIA e fundit: Intriga në oborrin e Karlit. Si në “pallatin e ujqve”

charlesIntriga, rivalitete, “thika pas shpine”: një luftë “civile” e nëndheshme përshkon stafin e bashkëpunëtorëve dhe këshilltarëve të Princit Karl të Anglisë, sipas asaj që shkruhet në një biografi të re të trashëgimtarit të fronit të Mbretërisë së Bashkuar, i cili edhe e ka autorizuar zyrtarisht, e shkruajtur nga gazetarja e Times, Catherine Mayer. E cila në librin e saj “Charles: The heart of the King” (Karli: Zemra e Mbretit) duke cituar një ish vartës, e krahason Clarence House me “Pallatin e Ujqve”, i krijuar nga shkrimtarja britanike Hilary Mantel në romanin me të njëjtin emër ku imagjinon oportunizmin dhe komplotet e errët diabolikë që rrethuan ngjitjen e Tomas Kromuellit, kryeministri i Henrikut VIII. Në biografinë e Mayerit, që sot ka gjetur vend në të gjithë mediat britanike, princi i Uellsit quhet “The Boss” nga vartësit e tij. Por gazetarja e përshkruan të prekur nga “pasiguria”, në gjendje të “habitet” edhe kur në adresë të tij vijnë komente miratimi.
Sa për asaj që ndodh përreth tij, Karli “beson se rivaliteti prodhon rezultate më të mirë”.

Leave a Reply

Back to top button