Bota

Brexit, Oxford mendon të prishtë traditën 7-shekullore. Seli e re në Paris

Parisi është financim me vlerë: Oxford University mund të thyejnë 700 vjet traditë tërësisht në anglisht, dhe të hapë kampusin e tij të parë jashtë vendit, për të përballuar Brexit si dhe për të vazhduar që të marrë para nga fondet e BE-së, sipas Daily Telegraph.

Nuk duket se bëhet fjalë për një rast unik, ka shtuar gazeta, duke theksuar se Universiteti i Uaruickut është në bisedime për të hapur në vitin 2018 një seli në kryeqytetin francez. Por ideja e një “Oksford mbi Seine” – për një çështje të famës dhe simboleve – e godet më shumë fantazinë. Një zëdhënës i universitetit të Oxfordit theksoi se deri më tani asnjë vendim nuk është marrë. Por Telegraph këmbëngul, duke cituar burime franceze.

Statusi europian i universiteteve të mbretërisë (që tërheqin edhe shumë studentë nga vendet e BE-së) duket i sigurtë pas BRexit. Dhe vetëm me programin Horizon 2020 janë në lojë për studentët britanikë, më shumë se 2 miliardë Euro. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button