MAINPsikologji

Bullizmi, dhuna, zemërimi: A ka më shumë agresivitet mes të rinjve sot?

Duhet pranuar që në krye të herës: Zemërimi është manifestim që vjen kur nuk gjejmë dot fjalët. Ndoshta adoleshentët dhe të rinjtë kanë vështirësi për të gjetur gjuhën e duhur për të shprehur atë që ndjejnë dhe mendojnë. Mungesa e fjalëve krijon inefikasitet në komunikim. Dhe këtu letërsia bëhet thelbësore, ndihmon të pasurojnë botën e brendshme, të gjejnë fjalët për të komunikuar. Të gjithë bëjmë përpjekje të mëdha për të luftuar me çdo kusht mërzinë, por harrojmë se është vetë mërzia e cila na krijon strategjinë e domosdoshme për ta luftuar ët dhe për ta mundur. Në momentin që arrihet të pasurohet gjuha përmes leximit, domethënë duke bërë për vete dhe brendësuar fantastiken, simboliken, pikërisht aty fjalët mund të vijnë dhe ta zbusin dalëngadalë një presion apo tension të grumbullluar.

E vërteta është që zemërimi, dhuna dhe bullizmi nuk janë sinonime. Eshtë sigurisht urgjente që të shuajmë zemërimin mes të rinjve, por për ta vënë nën kontroll duhet të punojmë me shkaqet.

Por ka edhe një tjetër dimension: Seksualiteti. Trupi.

Ka ndodhur një ndryshim i marrëdhënies që të rinjtë kanë me trupin dhe me ndjenjat. Sot rrjetet sociale kanë bërë që trupi i vërtetë, ai me ndonjë difekt, të jetë i patolerueshëm. Për këtë arsye shohin si interesante t’i tregojnë tjetrit pjesë të trupit, me poza ose të modifikuara. Për fat të keq po shohim që shkëmbimi i fotografive, ka filluar të shihet si një mënyrë për të kërkuar ndjenja dhe vëmendje.

Back to top button