Thenie

“Çdo ditëlindje është një dhuratë. Çdo ditë është një dhuratë”. Thënie nga Aretha Franklin

Aretha Franklin renditet si një nga këngëtaret më të mëdha të të gjitha kohërave. Është e njohur për shumë nga këngët e saj (nga më të njohurat përmendim “Respect”, “I say a little prayer” etj). Fatkeqësisht, është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare prej kancerit të pankreasit. Ajo ka lënë pas njëmori këngësh të bukura, por sigurisht edhe shumë mendime të vyera në formë thëniesh, të cilat kemi vendosur t’jua sjellim në vëmendje në këtë artikull.

“Ndonjëherë, ajo çfarë po kërkon, është pikërisht afër teje”.

“Të ndalosh së dashuruari, është si të humbasësh peshë. Është shumë më e lehtë të shtosh peshë, se sa ta humbasësh atë”.

Ne të gjithë kërkojmë dhe duam të na respektojnë, meshkujt apo femrat, të bardhët apo personat me ngjyrë. Është një e drejtë bazë e çdo njeriu”.

Është vërtet një nder të di se mund të jem një frymëzim për një këngëtar apo person tjetër. Kjo do tëthotë se e kam arritur synimin tim”.

“Ji artist unik dhe ki besim në atë çfarë po bën. Nëse nuk ke besim, është njësoj sikur të mos ishe duke e bërë diçka”.

“Unë këndoj për personat që janë realistë, që e pranojnë diçka ashtu siç është”.

Nuk mundet ta përkufizosh një person vetëm nga diçka. Nuk mund të harrosh asnjëherë gjithë gjërat e mira që ka bërë dikush, vetëm nga diçka që nuk ka shkuar ashtu siç e prisje”.

Nëse nuk tregon respekt ndaj personave që kërkojnë të bëhen pjesë e jetës tënde, atëherë si supozohet qëtë tjerët të të respektojnë?”.

“Muzika bën shumë gjëra për shumë persona. Të transporton me siguri në një dimension tjetër e më pas tërikthen aty ku ishe. Është inkurajuese, fuqizuese”.

Çdo ditëlindje është një dhuratë. Çdo ditë është një dhuratë”.

Back to top button