Burri i tha gruas së tij: -“Po dal jashtë me shokët”.
Ajo iu përgjigj: –“Mirë”.
Pas pak orësh, djali i tha: -“Nënë, kam marrë rezultatet e provimeve të fundvitit dhe nuk janë të mira”. Aipriste të merrte një qortim nga e ëma, por për habinë e tij, nëna e tij me qetësi i tha” – “Mirë. Nëse mëson më tepër, do të mund të arrish rezultate më të mira, dhe nëse jo, do të duhet të përsërisësh semestrin. Kjo gjë varet vetëm nga ti”.
Të nesërmen, vajza e saj erdhi tek e ëma dhe me hezitim i tha: – “Ma, unë përplasa makinën”. Vajza kishte frikë se nëna do të zemërohej, por për habinë e saj, e ëma ia ktheu: – “Mirë, çoje në servis makinash dhe rregulloje”.
Zakonisht mamaje kishte qëndrimin e një personi të irrituar dhe inatosur, tani kishte ndryshuar papritur. Duke parë reagime të tilla, të gjithë u shqetësuan dhe menduan nëse diçka nuk shkonte. Të gjithë shkuantek ajo dhe e pyetën: –“A ka diçka që nuk shkon? Pse po sillesh kaq qetë?”
Ajo buzëqeshi dhe iu përgjigj: –“M’u desh shumë kohë për të kuptuar se çdo person është përgjegjës për jetën e tij. Kuptova se ankthi im, shqetësimi, frika, stresi… nuk i zgjidhin problemet tuaja, vetëm përkeqësojnë të miat. E kuptova që mund të jap këshilla vetëm nëse më kërkohen, por varet nga të tjerët që t’i ndjekin ato apo jo. Çfarëdo vendimi që të merrni, ai vendim do të ketë pasoja të mira ose të këqija dhe juve do t’ju duhet të jetoni me to. Unë nuk jam përgjegjëse për veprimet e askujt. Kuptova se mund të kontrolloja vetëm veten. Detyra ime është të kujdesem për ju, t’ju dua, t’ju inkurajoj, por pas kësaj gjithçka varet nga ju që t’i zgjidhni problemet dhe të gjeni lumturinë tuaj. Prandaj, unë duhet të qëndroj e qetë dhe të lë secilin prej jush t’i zgjidhë problemet e tij vetë”.
Të gjithë në shtëpi ishin pa fjalë. Që nga ajo ditë, familja filloi të funksiononte më mirë, sepse të gjithë në shtëpi e dinin saktësisht se çfarë duhej të bënin!