Psikologji

Çdokush ka një pasqyrë ku e sheh veten përditë. Nuk është e nevojshme të paragjykohet nga të tjerët

“Trupi im është objektivizuar përgjatë gjithë karrierës sime. Për median kam qenë përherë ose shumë e shëndoshë, ose shumë e dobët. Ose jam e bukur, ose nuk jam aspak e bukur. Më kanë bërë përherë pyetje për trupin tim, për peshën time, veshjet e mia apo gjëra të tilla të lidhura me fizikun. Është pak e bezdisshme, pasi meshkujve psh nuk ua bëjnë këto pyetje kaq shpesh.

Më vjen keq, nëse ndonjë person nuk është ndjerë mirë me veten duke parë ndryshimet e mia, por nuk është detyrë e imja t’i siguroj njerëzit të ndihen mirë. Unë mundohem të ndihem mirë me veten time”. – Adele, e cila sot mbush 34 vjeçe

Një nga gabimet më të mëdha që bëjmë në jetën e përditshme, është paragjykimi për peshën e dikujt. Adele është një nga këngëtaret më të mira aktualisht dhe sikurse e shpreh, është paragjykuar për peshën e saj. Sigurisht që diçka e tillë është e gabuar, pasi e lëndon personin që kemi përballë. Thjesht fakti qëmund ta pyesësh me habi se çfarë mase i ble bluzat, apo pantallonat, e vendos personin tjetër në siklet.

Çdokush ka një pasqyrë në shtëpi, ku e sheh veten e tij përditë përpara se të largohet nga shtëpia. Çdokush i sheh ndryshimet tek vetja dhe e krahason atë me “standardet” e bukurisë, të vendosura nga shoqëria jonë. Nuk është e nevojshme që dikush tjetër të na i kujtojë këto “standarde” duke na vënë nëdukje mbipeshën, apo ndonjë problem tjetër që mund të kemi me fizikun tonë. Jo vetëm që personi tjetër ndihet keq, por kur e paragjykojmë, ne ushtrojmë një të drejtë që nuk e kemi. Nuk është e drejta e askujt prej nesh të flasë keq për dikë tjetër. “Vetëm Zoti mund të më gjykojë mua”, ka thënë këngëtari Tupac shumë vite më parë, por që është një thënie e vlefshme për çdo kohë.

Back to top button