Histori

Ce soir (1939) / Faik Konica nga Uashingtoni: “Pushtuesit nuk do të arrijnë të shkatërrojnë as qeverinë time, as shpirtin e popullit tim”

Nga Aurenc Bebja*

Francë – 8 Prill 2018

“Ce soir” ka botuar, të hënën e 10 prillit 1939, në faqen n°3, deklaratën e patriotit shqiptar, Faik Konica, në lidhje me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste. Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për publikun shqiptar, tekstin e gazetës franceze:

Një deklaratë nga Ministri i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara

Uashington, 9 prill. – Z. Faik Konica, Ministër i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, tha në një radio transmetim se qeveria e tij do të vazhdojë të ekzistojë, edhe nëse ai bëhej i padukshëm.

“Nuk do të arrijnë të shkatërrojnë as qeverinë time, as shpirtin e popullit tim.” – deklaroi ai, duke treguar se kishte për qëllim të mbante hapur legatën e Shqipërisë në Uashington.

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

https://www.darsiani.com/la-gazette/ce-soir-1939-faik-konica-nga-uashingtoni-pushtuesit-nuk-do-te-arrijne-te-shkaterrojne-as-qeverine-time-as-shpirtin-e-popullit-tim/

Leave a Reply

Back to top button