Mistere

Ceremonia masonike në gurin e themelit të Shtëpisë së Bardhë

Ashtu sikurse guri i themelit të ndërtesës së Capitolit ishte subjekt i një rituali masonik, po kështu ka ndodhur edhe me gurthemelin e Shtëpisë së Bardhë. Xhorxh Uashingtoni vetë do ta mbikëqyrte këtë ritual, ashtu si dhe projektimin dhe paraqitjen e përgjithshme të Shtëpisë së Bardhë (edhe pse ai kurrë nuk do të jetonte në të). Shumë nga ndërtuesit e Shtëpisë së Bardhë gjithashtu kishin lidhje të forta me masonët. Është interesante se vendndodhja e gurit të themelit fillestar pretendohet të jetë e panjohur.

Historia tregon se pas përfundimit të ceremonisë, të pranishmit ngritën nga një dolli me rastin e nisjes së punimeve. Por me sa duket pinë më shumë se një, pasi mëngjesin e të nesërmes, kujtimet e tyre kolektive ishin kaq të mjegullta, saqë askush nuk mund të mbante mend vendndodhjen e gurit të themelit.

Gjatë presidencës së Harry Trumanit në fund të viteve 1940, ndërsa Shtëpia e Bardhë iu nënshtrua restaurimeve, u bë një përpjekje për të gjetur gurin e humbur, megjithëse për aq sa dihet, këto kërkime ishin të gjitha të pasuksesshme. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button