Enciklopedike

Çfarë do të mbetet kur të jenë zhdukur bletët?

screen-shot-2016-09-09-at-11-59-47Rrush, avokado, tranguj: nëse bletët do të zhdukeshin, lista e frutave dhe perimeve që nuk do të mund të hanim më, do të ishte e gjatë. Në rastin më të keq, kjo do të përfshijë edhe produktet e qumështit, sepse bletët polenizoj shumë nga kulturat që përdoren për të ushqyer lopët. Në qoftë se ato do të zhdukeshin papritur, pjatat tona do të bëheshin shumë më të boshatisura, pasi bletët pllenojnë rreth 70% të të lashtave që përdoren për ushqim.

Dhe ky skenar nuk është aq i pamundur sa duket: është alarmuese, që popullsia britanike e bletëve ka rënë me një të tretën nga viti 2007, dhe numri i koshereve ka rënë me 73% gjatë shekullit të kaluar. Merimangat dhe viruset janë pjesërisht fajtorë për këtë, por besohet se edhe pesticide kanë fshirë koloni të tëra bletësh. Thënë kjo, jo të gjitha frutat dhe perimet do të zhdukeshin, nëse bletët do të iknin: disa do të mbeteshin pa prekur, sepse ato pllenohen nga era apo insektet e tjera. Sot, studiuesit dhe fermerët po kërkojnë mënyra të reja për pllenimin e bimëve./bota.al

Leave a Reply

Back to top button