Horizonti.al

Cfarë është sindroma e Stokholmit?

stokholmiPërvec situatës së famshme të pengmarrjes 6-ditore në Sveriges Kreditbanken në Stokholm, prej ku ka marrë edhe emrin, sindroma e Stokholmit është e lidhur mbi të gjitha me fotografinë ikonë të Patty Hearst, me beretë dhe armë në dorë, duke grabitur një bankë në prill 1974. Historia mbërtheu një komb të tërë, teksa publiku ngrinte pyetjen nëse asaj i ishte shpëlarë truri, apo vepronte në mendje të saj. Cfarë e ktheu mbesën super të pasur të një manjati të medias, nga një peng të pafajshëm, në një pjesëtare të Ushtrisë Clirimtare Simbioneze?
Termi “sindroma e Stokholmit” u pagëzua fillimisht nga psikiatri Nils Bejerot, i cili këshilloi policinë gjatë negociatave të pengjeve në Stokholm në vitin 1973. Publiku dhe media u tronditën prej ndjenjave të simpatisë dhe mbrojtjen e pengjeve kundrejt rrëmbyesve, dhe Bejerot e quajti këtë fenomen psikologjik “sindroma e Stokholmit”. Ajo u përshkrua më në detaje nga Dr. Frank Ochberg në vitet 1970, teksa ai studionte sjelljen e pengjeve të Stokholmit dhe identifikoi faktorët psikologjikë që kontribuonin në lidhjen e tyre me pengmarrësit.
Sindroma e Stokholmit, e njohur gjithashtu si lidhja e traumës, apo lidhja e terrorit, ka lindur prej ndjenjës instiktive të pengjeve: mbijetesa bazë e tij kontrollohet prej pengmarrësit, kështu që në vend të urrejë pengmarrësin, pengu në mënyrë të pavetëdijshme krijon një lidhje me të, me qëllim që të mbijetojë. Pengu e krijon këtë lidhje duke pranuar dhe ndjerë mirënjohje për aktet e vegjël të mirësisë nga rrëmbyesi. Në rastin e pengjeve të Stokholmit, atyre iu dhanë batanije kur kishin ftohtë dhe u lejohej të telefononin familjet. Në botën e pengjeve, rrëmbyesi ishte shndërruar në ofruesin, ndërkohë që skuadra e policisë në botën jashtë paraqiste një kërcënim fizik për të dhe për ofruesin.
Simptomat e sindromës së Stokholmit nuk janë gjithmonë të përcaktuara qartë, dhe në rastin e Patty Hearst, dyshimet e jurisë në lidhje me legjitimitetin e traumës së saj psikologjike rezultuan në një verdikt që e shpalli fajtore dhe burgim me shtatë vjet.

Leave a Reply

Back to top button