Ndonjëherë gabimet e politikanëve mund të kenë pasoja tragjike. Kur CIA informoi në 2001 në lidhje me një sulm terrorist “të afërt” që Al Kaeda po përgatiste kundër SHBA-së, ish zëvendës/presidenti i SHBA-së, Dick Cheney mendoi se bëhej fjalë për një alarm fals, pa bazë.
Gabohej: po afrohej sulmi më i rëndë terrorist i historisë së SHBA-së kur më 11 shtator të atij viti organizata terroriste goditi kullat Binjake dhe Pentagonin. Në librin e ri të ish drejtorit të CIA-s, Mike Morell, “The Great War Of Our Time: The CIA’s Fight Against Terrorism”, zbulon se ish zëvendës presidenti i SHBA-së Dick Cheney nuk mori në konsideratë informacionin se Al Kaeda po përgatiste një sulm kundër SHBA-së para se të ndodhte sulmi më i rëndë terrorist në historinë e vendit: 11 shtatori.
“Raportet për kërcënime vazhduan gjatë verës 2001 deri në shtator. Pati të tjera raporte të titulluara “Një sulm nga Bin Laden mund të jetë i afërt” dhe “Bin Laden planifikon sulme të profilit të lartë’, por ndjeva skepticizëm nga ana e Cheney-t në lidhje me to.
Një mëngjes zëvendës/presidenti më pyeti nëse të gjitha ato kërcënime për të cilat po informohej mund të ishin thjesht një strategji e Al Kaedas për të na mashtruar. Sipas tij organizata kishte për qëllim që të tërhiqte vëmendjen dhe të bënim shpenzime të mëdha pa qenë e nevojshme”, thuhet në librin e Morell.
Sipas Morell, Cheney u shfaq “jashtëzakonisht i paaftë”. Vetë lideri i organizatës terroriste Osama Bin Laden zbuloi më pas se Al Kaeda mashtroi me sukses SHBA duke provokuar që të shpenzonte energji dhe burime pas 11 shtatorit të 2001.