Bota

CIA: Ja pse SHBA nuk dëshiron të bjerë regjimi i Assadit

Screen Shot 2015-03-15 at 10.16.07Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë rënien kaotike të regjimit sirian, sepse kjo do të jetë një mundësi që xhihadistët islamikë të vijnë në pushtet, tha drejtori i CIA-s, John Brennan.

Brennan tha se Washingtoni ka arsye të jetë i shqetësuar se kush mund të marrë vendin e presidentit Bashar al-Asad, në qoftë se qeveria e tij bie për shkak të shtetit islam dhe grupeve të tjera xhihadiste në Siri. “Unë mendoj se kjo është një frikë e ligjshme,” tha Brennan, raporton AFP.

Ai shtoi se elementët ekstremistë, përfshirë edhe Shtetin Islamik dhe organizatën Al Qaeda rriten ndjeshëm në disa pjesë të Sirisë. “Gjëja e fundit që ne duam është që të lejojmë që ata të vijnë në Damask. Prandaj është e rëndësishme për të forcuar opozitën siriane, e cila nuk përfaqëson ekstremizmin”, përfundoi Brennan.

Leave a Reply

Back to top button