HistoriMAIN

Cili ka qenë funksioni i vërtetë i Piramidës së Madhe të Gizës?

Rreth 150 vjet pas themelimit të egjiptologjisë si një disiplinë akademike, midis studiuesve nuk ka ende një dakordësi mbi funksionin real të Piramidës së Madhe të Gizës. Megjithatë, janë propozuar disa hipoteza të ndryshme.

Hipoteza e parë, ajo e një varri, u shfaq qëkur filluan kërkimet mbi piramidën, me besimin popullor që thoshte se funksioni kryesor i piramidës, ishte ai i banesës së fundit të sundimtarit të dytë të dinastisë së katërt, Faraonit Kufu. Ndërkohë, ndër shumë teori u propozuan edhe teori të tjera konkurruese:hambar, një central energjitik, pasqyrë e qiellit, pompë uji apo si Rripi i Orionit.

Duke rishikuar të gjitha hipotezat kryesore, arrita në përfundimin se nuk mund të bie dakord me asnjërën prej tyre, ndaj po propozoj timen. Dihet mirë se Piramida e Madhe ndodhet në qendrën maksimale gjeografike të Tokës (ose afër saj). Asnjë hipotezë e propozuar nuk tenton të shpjegojë se pse shumica priren t`a injorojnë apo t`a minimizojnë këtë fakt.

Nëse piramida është ndërtuar vërtetë si një varr, pse Kufu e zgjodhi vendndodhjen e varrit afër qendrës gjeografike të Tokës? Sa kohë iu desh Kufu të studionte planetin për të përcaktuar atë vendndodhje?

Drita mund të krijohet nga çdo sistem, nëse mund të lëshojë grimca të ngarkuara në jonosferë. Aurora Borealis, është fenomeni ii shkaktuar nga i njëjti proces, në të cilin elektronet e krijuara nga Dielli, përplasen me molekulat e ajrit për të krijuar dritë. Atëherë,për çfarë do të duhej që Piramida e Madhe e Gizës të krijonte dritë të ngjashme?

Së pari, le të flasim për materialin ndërtimor të përdorur në Piramidën e Madhe të Gizës. Nëse dikush vendoste të ndërtonte një sistem për të lëshuar elektrone dhe për të krijuar dritë, atëherë duhej të përdorte material me përçueshmëri të lartë në frekuenca të larta.

Bakri ka një përçueshmëri të shkëlqyer, dhe ne e dimë që egjiptianët e lashtë e përdornin shpesh atë. Por çfarë materiale të tjera mund të përdoren?

Guri gëlqeror numulitik nga zona Abu Ravash u analizua nga Qendra Kombëtare e Kërkimeve të Kajros. Është zbuluar se sjellja e tij përmirësohet me frekuencë më të lartë, deri në pikën ku është e jashtëzakonshme. Nëse përçueshmëria e një materiali duhet të jetë rreth 600 Tera Hz, përveç strukturës së fortë, nuk mund të ketë material më të mirë se sa guri gëlqeror.

Dhe nëse piramida duhet të emetojë rrezatim elektromagnetik në një shkallë planetare, vendndodhja e saj aktuale është ideale. Elektronet e emetuara nga piramida duhet të arrijnë deri në jonosferë, dhe ekziston një hendek ajror 100 km midis kulmit të piramidës dhe jonosferës.

Toka është një kondensator sferik, gjë që do të thotë se elektronet me frekuencë të lartë do të përhapen përmes ajrit me shumë pak rezistencë. Gjithashtu, jonosfera ka një rezistencë të mirë, çka do të thotë se elektronet mund të udhëtojnë praktikisht përgjatë shtresës së jonosferës në anën tjetër të planetit pa asnjë kufizim.

Sidoqoftë, ata duhet të kthehen në bazën e piramidës për të përfunduar rrugëtimin në formën e një rrethi. Duke kaluar nëpër jonosferë, elektronet do të përplaseshin me atome të gazrave të ndryshëm, duke krijuar shkëlqim ajror të ngjashëm me Aurora Borealis. Është interesante të theksohet se shumë kultura antike në të gjithë planetin, kanë pasur struktura në formë piramidale.

Me jonosferën e ngopur me grimca të ngarkuara, ndërtimi i një piramide do të siguronte një rrugë përmes së vilës elektronet të ktheheshin në sipërfaqen e Tokës, duke krijuar një shkëlqim të fortë drite mbi strukturën.

Ndërsa elektronet afroheshin në pllajën e Gizës, ato do të kalonin nëpër shpella të mbushura me ujëra. Gjetja e shpellave u raportua nga Endrju Kollins. Një proces tjetër i zhvilluar atje ishte elektroliza, duke bërë që molekulat e ujit të ndahen në gaz hidrogjen dhe oksigjen. Përzierja e gazit që mbushte shpellat shkaktoi ngritjen e presionit të ajrit në shkëmbin e shtratit, duke krijuar dridhje dhe zhurmë të tokës. Dhe është interesante të theksohet, se në tekstet e shkruara brenda Piramidës ka referenca të shumta për tërmete dhe dridhje.

Piramida e Madhe e Gizës ka disa dhoma, korridore dhe kalime. Secili prej elementeve luante një rol të rëndësishëm në prodhimin e dritës. Funksioni i dhomave nëntokësore ishte ndarja e molekulave të ujit në oksigjen dhe gaz hidrogjeni. Ndaj unë propozoj që funksioni i Piramidës së Madhe të Gizës ishte të emetonte elektrone të lira në jonosferë, me qëllim ndriçimin e planetit.

Marrë me shkurtime nga Ancient Origins – Bota.al

Back to top button