Nuk beson në marrëveshjen e ofruar nga liderët e Eurozonës, por është i gatshëm ta zbatojë atë. Në prag të votimit vendimtar në parlamentin grek të programit të reformave, kryeministri Cipras deklaroi në televizionin shtetëror ERT se marrëveshja është e ashpër, por mbetet e vetmja rrugë që Greqia të qëndrojë në zonën Euro.
Aleksis Cipras: Marr përgjegjësi për të gjitha gabimet që mund të kem bërë, për një tekst në të cilin nuk besoj, por që e firmosa për të shmangur shkatërrimin për vendin, kolapsin e bankave. Luftova të mos shkurtoj pagat e pensionet. Kushtet e marrëveshjes së arritur janë më të buta se ato të marrëveshjeve të mëparshme. Eshtë e vështirë për popullin, por nëse sheh anën pozitive, mbulon nevojat financiare për 3 vjet dhe në fund flitet për një ristrukturim të mundshëm të borxhit.
Por Cipras sulmoi edhe kreditoret, kur tha se ata kërkuan hakmarrje. “Kur u zhvillua referendumi isha i bindur se europianet do te na jepnin pak kohe. Por nuk u treguan shume te mire, ishin hakmarrës. Mënyra sesi u pa referendumi ne Greqi nuk e nderon Europen”
Beteja për Cipras nuk do te jete e lehte, per shkak te rezistencës se ligjevenesve edhe nga radhët e partise se tij Syriza. Por pavarësisht ketyre shqetësimeve, ai tha se nuk ka ne plan te dorehiqet.