“Për herë të parë, hetuesit amerikanë kanë “gjetur konfirmime” në disa prej bisedave të përshkruara në dosjen e hartuar nga një ish agjent i Mi6 për Donald Trumpin. E ka pohuar CNN, duke cituar konfirmime të marra nga funksionarë të ndryshëm të shërbimit të fshehtë dhe Departamentit të Drejtësisë së SHBA.
“Konfirmimet nuk kanë të bëjnë me aspektet pikante të raportit, por disa biseda mes nënshtetasve të huaj që kanë ndodhur sipas mënyrave dhe në kohët e përshkruara në raport”. Kjo i ka dhënë agjentëve amerikanë dhe hetuesve “më shumë besim” në besueshmërinë e dosjes.
I kontaktuar për koment nga televizioni amerikan – i pari që ka konfirmuar ekzistencën e dosjes -, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer tha se “ne vazhdojnë të na e shpifin lajmet e rreme të CNN”. Asnjë koment nga FBI, CIA, Departamenti i Drejtësisë. Zyrtarët që kanë zbuluar konfirmimet e para për CNN theksuan se “bisedat të cilave u referohemi ne janë vetëm midis shtetasve të huaj, duke përfshirë edhe elementet e lidhura direkt ose indirekt me qeverinë, të përgjuara gjatë operacioneve rutinë”.
Disa nga personat e përgjuar “janë të njohur për komunitetin e inteligjencës amerikane, pasi kanë qenë shumë të angazhuar në mbledhjen e informacioneve të dëmshme për Hillary Clintonin dhe të favorshme për Trumpin”.
Burimet theksuan për CNN se nuk kanë elaboruar ende ndonjë gjykim mbi supozimin se qeveria ruse ka kompromentuar informacionet mbi Trumpin. Dosja për presidentin e ri amerikan është përgatitur nga ish-agjenti britanik i MI6 Christopher Steele, në kohën kur punonte në Moskë. Përmbajtja është shumë kompromentuese për Trumpin: nga festat hard në një hotel në Moskë, deri tek ryshfete të paguara për të siguruar favore për biznesin, e madje deri në kontaktet me inteligjencën e Moskës, për hackerimin e stafit të Hillary Clintonit. /bota.al