Bota

Coronavirusi / Gallera: “Personat që ndërruan jetë në Lombardi ishin me shëndet tashmë tejet të dobësuar”

“Ne kemi pesë persona që kanë ndërruar jetë në Lombardi, i fundit është një nga të parët që ishte identifikuar si pozitiv në Castiglione d’Adda dhe më pas u transportua në Sarko. Ata janë të gjithë njerëz me një kuadër klinik veçanërisht të dobësuar ose shumë të moshuar”. Ky shpjegim u dha sot Këshilltari i Rajonit të Lombardisë për Mirëqenien, Giulio Gallera, gjatë një konference të përbashkët për mediat. Ai ka shtuar se “ky virus ka një forcë ngjitëse shumë të dukshme, vdekshmëria e tij është pak më e madhe se një gripi, por ne jemi në një situatë absolutisht të kontrolluar. Coronavirusi prek personat shumë të moshuar dhe me shëndet të kompromentuar”.

Leave a Reply

Back to top button