Psikologji

“Dashurohu me dikë që të kushton kohë e vëmendje…” Kushtuar çdo femre

Dashurohu me një mashkull që të telefonon mbrapsht, edhe kur i ke mbyllur telefonin. Dashurohu me atëqë kur i thua se dëshiron të jesh vetëm, ai të përqafon dhe të thotë se nuk mundet dot të të lërë të vetme. Dashurohu me atë që të sheh në sy dhe i duket sikur po sheh tek ti gjithë universin. Me atë që nuk të lë tëflesh e trishtë, apo e nevrikosur, për një zënkë apo debat që keni pasur bashkë.

Dashurohu me një mashkull që të respekton si femër në çdo moment, edhe pse mund të jetë i nevrikosur. Dashurohu me atë që përshpërit në vesh: “Të dua dhe do të dua përgjithmonë, pavarësisht çdo gjëje”. Dashurohu me atë që pavarësisht vështirësive, arrin të gjejë zgjidhje për të dy ju, jo vetëm për veten.

Por mbi të gjitha, dashurohu me dikë që është lënduar më parë, që ka kaluar diçka të trishtë, pasi dhimbja sikurse i bën njerëzit më të fortë, i bën ata edhe më të dashur me të tjerët. Kur dashurohesh me një person që është lënduar më parë, ti pranon bashkë me të edhe të shkuarën e tij. Një gjë e tillë kërkon forcë dhe durim, ama duhet të dish se nuk mund të gjesh asnjëherë dikë që të dojë më tepër se dikush që ështëlënduar më parë. Mundohu të mos e lëndosh, ta kuptosh dhimbjen e tij dhe ke për të pasur dashurinë e tij përjetë.

Dhe së fundmi, dashurohu me dikë që të kushton kohë e vëmendje, që të surprizon në çdo moment, sepse ti vlen. Ti meriton më të mirën.

Back to top button