Histori

Dhjetë familjet më të fuqishme të të gjitha kohërave

ROTHSCHILD, BANKIERE

(1744-SOT) Brenda pak vitesh, Rothschildët kaluan nga getoja e hebrenjve në Frankfurt, Gjermani, në akumulimin e një pasurie të tillë, sa të industrializonin Evropën dhe të financonin luftëra.

MEDICI, BANKIERE

(SHEKUJT XV-XVIII) – Financues të Papatit, ishin edhe politikanë e padronë. Patën një rol të rëndësishëm në Rilindjen italiane dhe kontribuan për të bërë Firencen, qendrën artistike që admirojmë edhe sot.

NEHRU-GANDHI, POLITIKANE

(1919-SOT) – Ngahera anëtarë të Kongresit Kombëtar Indian, çliruan Indinë nga anglezët dhe i dhanë vendit tre kryeministra. Disa anëtarë të familjes (që është vetëm homonim me Mahatma Gandhin) u vranë.

ROCKEFELLER, BIZNESI I NAFTES

(1870-SOT) – Shumë të pasur falë nxjerrjes së naftës, ishin filantropë të mëdhenj që mbështetën kulturën dhe kërkimin shkencor. Kreu i familjes ishte Uilliam Avery Roskerfeller, druvar dhe nëpunës udhëtues.

FUGGER, BANKIERE

(SHEKUJT XV-XVI) – Ishte familja më e rëndësishme e sipërmarrësve, mes Mesjetës së Vonë dhe fillimit të epokës moderne. Kishin monopolin e bakrit dhe lidhën kontrata me shtete të ndryshme europiane.

KRUPP, ÇELIK DHE ARME

(SHEKUJT XIX-XX) – Dinasti gjermane manjatësh të prodhimit të çelikut. Me fabrikat e tyre influencuan mbi dy luftëra botërore. Disa prej familjes Krupp u dënuan për krime kundër njerëzimit pas luftës.

BORGHESE, TREGTARE LESHI

(SHEKUJT XVI-XIX) – Familje tregtarësh, kreu i familjesh ishte një tregtar leshi i shekullit XIII, Tiezzo da Monticiano. Zotëronin shumë toka dhe lidhje të ngushta me papatit dhe me Napoleonin.

KENNEDY, POLITIKANE

(SHEKULLI XX) – Amerikanë me origjinë irlandeze. Patriarku ishte Patrick J. Kennedy (1858-1929) i Partisë Demokratike. Mes anëtarëve të saj, më të famshmit ishin presidenti John F. Kennedy dhe senatorët Bob dhe Ted Kennedy.

EPHRUSSI, BIZNESI I NAFTES

(SHEKUJT XIX-XX) – Ukrainas me origjinë greke, kontrollonin drithërat dhe naftën në Europën Lindore. Krijuan banka por, duke qenë hebrenj, humbën pothuaj gjithçka me ardhjen e nazizmit.

VANDERBILT, TRANSPORTET

(SHEKUJT XIX-XX) – Patriarku amerikan me origjinë holandeze Cornelius Vanderbilt (1794-1877) krijoi një perandori të transportit hekurudhor dhe transportit detar në Tetëqindën. / Bota.al

Back to top button