MAINMite e Legjenda

Dhjetë nga mitet më të çuditshme të krijimit të botës

Në kulturat dhe qytetërimet e ndryshme të botës, ka ekzistuar gjithmonë një besim i fortë se njerëzit, dhe bota në të cilin banonin ata, kishin një lloj origjine të mbinatyrshme. Këto besime ishin themeli i identitetit të çdo qytetërimi, dhe nganjëherë ishin shumë të çuditshme. Ja cilat janë 10 mitet më të çuditshme në histori.

1. Veza e Parë Kozmike në mitet më të hershme Hindu

Tema e Vezës Kozmike gjendet në shumë qytetërime të lashta:nga polinezianët, finlandezët, tek grekët dhe fenikasit. Por versioni më i njohur i këtij miti të krijimit vjen nga hinduizmidhe mitet e vjetra vedike. Atje ajo njihet si Hiraṇiagarba, ose Mitra e Artë, dhe përshkruhet

si një Vezë e Artë Primordiale nga e cila u krijua i gjithë Universi. Hiraṇiagarba lundroi në zbrazëtinë e zezë të mosekzistencës për një vit, përpara se të ndahej në dy gjysma, ku secila duke u bë një mbretëri, Svarga dhe Prithvi.

2. Krijimi brutal i botës nga mbetjet e Imirit

Vikingët e lashtë ishin të njohur për mitet e tyre tepër të ndërlikuara dhe plot imagjinatë të krijimit. Dhe një nga figurat qendrore në to ishte gjiganti primordial, Imir . Ai ishte një nga qeniet e para në Univers, një krijesë primare që u formua nga helmi i thartë Eitr, që ra nga lumin e akullt Elivagar.

Imir lindi në rrafshnaltën shterpë Ginungagap dhe u ushqye për 3 ditë nga lopa qiellore Aumbla. Dhe ishte Imiri, ai që krijoi një burrë dhe një grua, dhe që të dy dolën nga sqetullat e tij. Më vonë, krerët e perëndive norvegjeze, Odin, Vili dhe Ve, vranë gjigantin Imir dhe krijuan të gjithë Tokën nga mbetjet e tij.

Gjaku i tij shkaktoi një përmbytje të madhe dhe më vonë u shndërrua në oqeanet e botës. Flokët e tij u shndërruan në pemë, kafka e tij e madhe u bë vendbanimi qiellor ndërsa kockat e tij malet e mëdha. Truri i tij formoi retë dhe vetullat e tij u bënë sfera e mesme e universit, Midgard, ku banuan njerëzit më pas.

3. Shfaqja e Indianëve Hopi

Hopi-t janë një nga fiset më të vjetra dhe më enigmatike vendase të Amerikës së Veriut. Duke jetuar në mjediset e thata dhe të largëta të shkretëtirës së Arizonës, ata ishin një mister i vërtetë për pushtuesit spanjollë. Por me kalimin e kohës, bota njohu kulturën e tyre të madhe dhe mitologjinë e tyre të pasur dhe unike të krijimit.

Tema qendrore e tregimeve të origjinës së Hopit është Dalja e tyre në këtë botë. Sipas njëmiti Hopi jetonin dikur nën tokë. Në një moment ata dolën në sipërfaqe, ku u takuan me Masau, Krijuesin e Botës. Ai i lejoi ata të qëndronin lart, me kushtin që ata të bëheshin kujdestarë të Tokës. Një mit tregon se bota e mëparshme në të cilën jetonte populli Hopi u shkatërrua nga një përmbytje e madhe.

Një nga hyjnitë e tyre kryesore, Nëna Merimangë, i udhëzoi ata të ndërtonin varka me kallam, me të cilat lundronin në ujërat e përmbytjeve në kërkim të tokave të reja. Kështu mbërritën në brigjet e Botës së Katërt, në të njëjtën botë ku banojnë edhe sot e kësaj dite.

4. Jeta e krijuar nga pështyma e kokës së prerë

Hyjnitë dhe mitet e Majave të Lashtë janë të famshëm për gjallërinë e tyre të jashtëzakonshme. Në të famshmin Popol Vuh, teksti që ruajti shumë mite të Majave, rrëfehet miti i ndërlikuar të krijimit të këtyre popujve. Një ditë dy vëllezër u ftuan në një lojë me top në botën e nëndheshme Xibalba.

Këta vëllezër ishin Hun-Hunahpu dhe VukubHunahpu. Mjerisht, zotat e botës së nëndheshme e fituan ndeshjen dhe vëllezërit u flijuan dhe u vranë gjatë një riti. Koka e prerë e Hun-Huanhpu u vendos në një pemë, ku u vu re nga vajza e virgjër, Hëna e Përgjakur.

Koka i foli asaj dhe më pas e pështyu në pëllëmbën e dorës, duke e mbarsur. Më pas vajza u përball me një sërë vështirësish, përmes të cilave duhet të provojë historinë e shtatzënisë së saj. Në fund, ajo besohet dhe lind dy djem binjakë:Hunahpu dhe Xbalanque.

Dy djemtë bëhen heronj të mëdhenj. Ata hakmarren për vdekjen e babait të tyre duke mposhtur perënditë e botës së nëndheshme në një lojë me top. Në fund, binjakët shndërrohen në Diell dhe Hënë, duke u bërë paraardhësit e burrit dhe gruas së parë.

5. Gjarpri i madh i fiseve vendase amerikane

Gjarpri i Madh është një simbol që gjendet në mesin e shumë fiseve vendase amerikane. Midis indianëve Çipeua, Gjarpri i Madh është i përfshirë në mënyrë indirekte në krijimin e botës siç e njohim ne. Një ditë, heroi Nanabozho zbuloi se kushëriri i tij ishte zhdukur. Ai vuri re gjurmët e Gjarprit të Madh aty pranë, duke kuptuar se ai ishte rrëmbyer dhe vrarë nga krijesa e ligë.

Nanabozho përgatiti një pritë pranë liqenit të madh ku jetonte gjarpri. Ai u shndërrua në një trung, shpërndau retë, qetësoi erërat dhe iu lut diellit të shkëlqejë fort. Shumë shpejt uji i liqeni u nxeh dhe gjarpri nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të dilte në breg. Falë dinakërisë së tij, Nanabozho doli nga prita e tij, duke e gjuajtur gjarprin me një shigjetë në zemër.

Në grahmat e fundit gjarpri arriti të zhytet sërish në liqen, duke shkaktuar një përmbytje të madhe në të gjithë Tokën. I pushtuar nga paniku, Nanabozho vrapoi mes fëmijëve të tij indianë, duke i nxitur ata të kërkonin strehim në majat më të larta të maleve. Nga atje, ai ndërtoi barka me kallama, me të cilat njerëzit e mbijetuar mund të kërkonin toka të reja për tu vendosur. Dhe kështu filloi bota e re, bota pas përmbytjes.

6. Libri i lashtë egjiptian i Lopës Qiellore

Ai rrëfen për një kohë primitive paqeje dhe prosperiteti, kur njerëzit vendosën të rebelohen kundër perëndisë kryesore, Ra. I tërbuar dhe i tradhtuar, Ra dërgon perëndeshën Hathor, në formën e Diskut të Diellit (Syrit të Ra), për t’i ndëshkuar njerëzit. Perëndesha vret shumë njerëz, duke notuar në gjakun e tyre për 3 ditë dhe netë.

Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve i shpëtuan dënimit, dhe Ra i erdhi keq për ta. Për të parandaluar masakrën e mëtejshme, ai mashtron Hatorin duke e dehur me birrë të bërë prej elbi të kuq. Pastaj Ra u ngjit në qiej mbi shpinën e një lope të madhe qiellore, nga ku ai krijoibotën e nëndheshme dhe botën e poshtme, ku banojnë njerëzit.

7. Miti i çuditshëm dhe unik i krijimit të Finlandës

Historia ka në qendër Ilmatar, perëndeshën e Ajrit. Një ditë ajo vendosi të notonte në ujërat primare të Universit. Dhe çuditërisht vazhdoi të notonte dhe të pushonte për 700 vjet. Gjatëatyre shekujve Ilmatari mbeti shtatzënë në mënyrë enigmatike duke u mbarsur nga vetë deti.

Pastaj një ditë, një zog ulet mbi gjurin e saj dhe 6 gjashtë vezë, 5 prej ari dhe 1 prej hekuri. Ndërsa vezët u inkubuan, ato u nxehën aq shumë sa ta digjnin Ilmatarin. E tronditur nga dhimbja, ajo lëviz dhe vezët bien në ujë, duke u plasaritur menjëherë. Nga copëzat e tyre u formua papritur toka, dhe nga e verdha dhe e bardha e vezës, dielli dhe hëna. Ilmatar u mahnit dhe vazhdoi të notonte dhe t’i shkelte, duke i dhënë formë Tokës gjatë procesit.

8. Jin dhe Jang dhe mbetjet e Pangu

Sipas mitit kinez, pas një kohe të gjatë kur kishte qenë pa tipare dhe shterpë, Universi u bashkua në vezën primare kozmike, brenda së cilës ekzistonin dy të kundërtat, Jin dhe Jang. Pas një kohe, të kundërtat u balancuan në mënyrë të përkryer, duke krijuar gjigantin primordial Pangu. Shumë shpejt, ai krijoi skicat e botës që do të vinte:dy gjysmat Jin dheJang u bënë toka dhe qielli. Por ky proces zgjati 18.000 vjet. Në fund Pangu dhe nga eshtrat e tij u krijua pjesa tjetër e botës.

9. Ëndërrimi i botës primare

Mitet e krijimit të aborigjenëve australianë janë ndër më enigmatikët. Sipas tyre në kohët më të hershme të Universit, bota ishte një vend shterpë dhe bosh, nëpër të cilin udhëtonin shumë heronj të mëdhenj. Rrugës ata krijuan vende të shenjta dhe vende unike. Disa prej tyre u zhdukën dhe u bënë njësh me mjedisin.

Ëndërrimi është një mit shumë konceptual dhe i ngjan mungesës së formës, një gjendje si ëndërr që nis vetëm pasi të përfundojë jeta e vdekshme. Një nga figurat qendrore në Ëndërrim është perëndia krijues Baiame. Ai është përgjegjës për krijimin e shumë prej pyjeve, lumenjve dhe maleve. Po ashtu u dha njerëzve traditat, ligjet, rregullat e jetës, këngët dhe kulturën e tyre.

10. Nëna Merimangë e dobishme

Sërish një mit shumë i përhapur midis fiseve amerikane vendase. Indianët Zuni besonin se një merimangë uji doli nga ujërat primare për të gjetur qendrën e tokës, duke i çuar Zuni në vendet ku ata mund të vendoseshin. Sipas indianëve Navajo, Nëna Merimangë, ishte njëmbrojtëse e njerëzimit.

Ajo quhet Naashjei Asdza dhe zgjidhi shumë nga problemet e para që kishin njerëzit. Ajo e çliroi tokën nga përbindëshat; u mësoi njerëzve thurjen; dhe i ndihmoi ata gjatë dimrit. Nëgati të gjitha këto mite, Nëna Merimangë luan figurën qendrore dhe me ndihmën e Diellit, sjell krijimin e botës dhe të njerëzve që banojnë në të.

Back to top button