1. Të gjithëditur
Illuminati nënkupton “Të Iluminuarit”, duke sugjeruar që anëtarët e tij dinë më shumë se ata që nuk janë anëtarë.
2. Ndarja e Kishës dhe Shtetit
Përkundër asaj që thotë kultura pop, Illuminati është një organizatë jo-fetare. Në fakt, ata u krijuan si një grup laik, i cili donte të largonte ndikimin fetar mbi jetën publike dhe pushtetin shtetëror.
3. Dija është pushtet
Ata u krijuan fillimisht në Bavari në vitin 1776 dhe u nxorën jashtë ligjit në vitin 1785 kur, nga frika e ndikimit të Illuminatit, sundimtari konservator gjerman Karl Theodor i ndaloi të gjitha shoqëritë sekrete. Nëse ka një gjë nga e cila qeveria ka frikë, këto janë faktet.
4. Fëmijët e Iluminatit
Grupi Ordo Templi Orientis pretendon të jetë një organizatë me prejardhje të drejtpërdrejtë nga Iluminati origjinal.
5. Deklarata e Pavarësisë
Fakti që Deklarata e Pavarësisë u firmos në vitin 1776, dy muaj pas themelimit të Iluminatit ka mjaftuar që mbështetësit e teorive të konspiracionit të besojnë se Amerika u themelua nga Illuminati.
6. Klasa
Illuminati ka një sistem klasor me tre nivele: Klasa I – “Fidanishtja”, Klasa II – “Shkallët Masonike” dhe Klasa III – “Misteret”. Ka edhe nënklasa brenda këtyre klasave.
7. Mos i beso askujt
Ndër organizatat ku dyshohet se Illuminati ka infiltruar janë Qeveria e SHBA, Vatikani, NATO, OKB, Hollyvood dhe mediat globale.
8. Kontrolli i Mesazhit
Është për shkak se Illuminati është nën kontrollin e medias globale, që ky konspiracion masiv është në gjendje të rrijë fshehur.
9. Para, para, para
Gjithashtu, ruajtja e një komploti të tillë masiv global kërkon shumë para. Për fat të mirë për Illuminatët, ata gjithashtu kontrollojnë shumicën e bankave në botë.
10. Spiunimi
Meqë jemi tek paratë, një pjesë e arsyes pse qeveria e SHBA mendohet të jetë “në xhepin” e Iluminatit është sepse “Syri i Gjithëpushtetshëm” një simbol i lidhur shpesh me Iluminatin, duket qartë në kartëmonedhën 1 dollar.
11. Çfarë bufi!
Simboli që ishte përdorur realisht nga Illuminati nuk ishte syri, por një buf. Në mënyrë të veçantë, ishte “Bufi i Minervës” ose “Bufi i Athinasë”, që përfaqësonte mençurinë.
12. Vetëm Perëndia e di
Pavarësisht se janë anti-fetare në natyrë, Illuminati thuhet se e numëron Papën në mesin e anëtarësisë së vet. / Bota.al