Covid19

Dikur priste 50 mijë vizitorë në ditë, muzeu ku mbahet “Mona Lisa” rihapet sërish

Mona Lisa është rikthyer në biznes. Muzeu Louvre i Parisit, i cili strehon portretin më të famshëm në botë, u rihap pas një bllokimi prej katër muajsh si pasojë e shpërthimit të koronavirusit.

Rihapja e muzeut më të vizituar në botë po shihet si një fillim i qetë i sezonit turistik veror në Francë.

Rreth 70 përqind e muzeut gjigand – 45,000 metra katror hapësirë, ose sa 230 fusha tenisi – është përsëri gati të mirëpresë vizitorët e “uritur” nga arti.

“Kjo është shumë emocionuese për të gjithë ekipet që kanë përgatitur këtë rihapje,” tha Jean-Luc Martinez, drejtori i muzeut.

Martinez tha se muzeu priste vetëm 7,000 vizitorë në ditën e rihapjes. Para pandemisë, rreth 50,000 njerëz në ditë vizitonin Louvre në muajt më të ngarkuar të verës.

Leave a Reply

Back to top button