“Dikush më pyeti se pse sillesha mirë me njerëzit që më bënin keq. Realisht nuk e dija çfarë përgjigje t’i ktheja. Më pas fillova t’i shihja me radhë të gjithë në klasë, pasi e përfundova provimin tim, dhe aty e kuptova arsyen pse. Pashë djalin që tallej me paaftësinë time për të qenë e mirë në matematikë. Qëndronte me kokën mbështetur në bangë dhe dukej i lodhur. Pyeta veten se çfarë problemi mund të kishte në shtëpi që e mbante zgjuar deri natën vonë. U kujtova që kishte mamanë, e cila vuante nga kanceri i gjirit. Pavarësisht gjithë kësaj ngjarjeje, ai duhet të paraqitej edhe në shkollë çdo ditë që të mos humbiste vitin.
Pashë vajzën që nuk e di çfarë problemi kishte me mua, por më shihte tërë kohës gjithë inat. Unë e dija se ajo dhe i dashuri i saj ishin ndarë. Me siguri ai u soll keq me të, dhe ajo mundohej të sillej ashpër me tëtjerët për të rënë në sy. Pastaj pashë drejt një vajze tjetër që të gjithë e mendonin të lëvizur, por shumë pak e dinin se kishte prerë damarët për dikë që donte dhe e kishte tradhëtuar.
Hodha sytë drejt një djali që përherë vinte me të njëjtat rroba. Pak veta e dinin se këpucët e tij ishin me vrima. Prindërit e tij në vend të punonin për t’i siguruar kushtet e nevojshme, pinin alkool dhe drogë. Tëdy. Dhe ai sëmurej sa herë binte shi, sepse këpucët e tij fusnin ujë.
Pashë edhe një djalë tjetër, të huaj, i cili i është bashkuar së fundmi klasës sonë. Dinte anglisht dhe tani po mëson shqipen. Kushedi sa e vështirë është të mësosh gjithçka nga e para në moshën tonë. E mbi të gjitha të jesh i rrethuar nga një popull me tradita krejtësisht të tjera. Në fund, pashë mësuesen e klasës. Nuk e kishte më unazën në dorë. Ndoshta arsyeja se pse na jepte përherë e më tepër detyra, ishte për të na bërëmë të aftë në jetë, më të aftë nga vetë ai.
Pra, pashë drejt gjithë këtyre njerëzve dhe kuptova se secili kishte problemet e veta, sfidat e veta dhe gjëja e fundit që doja, ishte t’i shtoja edhe unë një problem më tepër duke u sjellë keq me ta. Të gjithë kemi shumë probleme. Edhe pse dikush mund të mos i shprehë ato, dijeni se nuk e ka jetën aq të lehtë sa duket”. – Nga interneti, autor anonim.