LetersiMAINThenie

Disa mendime të thella nga Aleksandër Pushkini mbi ekzistencën tonë

“Klishetë morale janë shumë të dobishme kur nuk gjejmë brenda vetes sonë, justifikimet e sjelljes sonë”

Babai i letërsisë moderne ruse ka pasur një ekzistencë të trazuar. Si për mënyrën e tij të veçantë të të parit të botës, ashtu edhe për frymën rebele që e ka dalluar gjithmonë. Për pjesën më të madhe të jetës së tij ai u interesua për politikën, më shumë për etikën e saj sesa për  ethet e pushtetit.

“Njerëzit janë shumë të ngjashëm me nënën e tyre të parë Evën: për atë që u jepet nuk janë mirënjohës e të kënaqur. Gjarpri i bind ata të shkojnë me të, drejt pemës së jetës. Ata duan të kenë frutin e ndaluar, ose parajsa nuk do të jetë parajsë për ta”.

-Aleksandër Pushkin-

Ky poet i madh rus pësoi persekutime të ndryshme dhe jetoi shumë vjet në internim. Pothuajse gjatë gjithë jetës së tij ai nuk njohiu qetësi. Vdiq në moshën 37 vjeç në një duel absurd, por fjalitë e tij mbi ekzistencën ende mbahen mend pas shumë shekujsh. Ja disa prej tyre.

Fraza për ekzistencën dhe vuajtjen nga Alexander Pushkin

Prodhimi i parë letrar i këtij poeti pati një ndikim të konsiderueshëm në romantizëm. Në njërën prej frazave të Aleksandr Pushkinit thuhet: “Vala e zemrës, mashtrimi magjepsës, na bën të vuajmë shumë shpejt”. Kjo frazë pasqyron frymën dramatike që karakterizoi shkrimtarët romantikë të epokës së tij.

Një citim tjetër nga autori rus pasqyron ndjenjën melankolike dhe idealiste tipike të shekullit të tetëmbëdhjetë. “Më mirë të rrimë këtu dhe të presim, mbase stuhia do të qetësohet dhe qielli do të ndriçohet, më pas ne do të jemi në gjendje të gjejmë rrugën tonë përmes yjeve”.

I huaji është i panjohuri

Pushkini u internua sepse ishte pjesë e një grupi sekret politik që ishte kundër monarkisë dhe sepse ai kishte botuar disa vargje që autoritetet i konsideronin subversive. Më vonë, edhe për shkak se në një letër personale u vetëshpall ateist.

Për të gjitha këto arsye, shumë nga fjalitë e Pushkinit për ekzistencën janë të ndërthurura me ndjesinë e të ndjerit larg, të përkatësisë në një realitet që nuk e ndjen të vetin. Një herë ai tha: “Shija e bukës së të tjerëve është e hidhur, thotë Dante, dhe shkallët e një shtëpie të huaj janë të rënda”.

Çdo gjë ka kohën e vet

Një nga temat e përsëritura në citimet e Aleksandar Pushkinit është rinia. Ndoshta sepse e kuptoi që vitet e tij rinore po kalonin shpejt për shkak të gjithë peripecive të tij, ose mbase sepse ai pa në këtë fazë të jetës më të mirën që mund të ofronte shpirti njerëzor.

Në shumë prej veprave të tij ai u drejtohet të rinjve drejtpërdrejt. Një nga frazat më të njohura thotë: “Duke parashikuar zërin e natyrës, ne nuk bëjmë asgjë, por dëmtojmë lumturinë tonë, dhe rinia e zjarrtë fluturon duke rendur pas këtij zëri”.

Realiteti nuk është gjithmonë gjëja më e mirë

Edhe pse veprat e fundit të Pushkinit kishin një ton më realist, poeti kurrë nuk e braktisi idealizmin që e karakterizonte. Ai ishte i vetëdijshëm për këtë, siç mund ta shohim në këtë thënie: “Një iluzion na lartëson më shumë se një mori të vërtetash të ulëta”. Do të thotë që është më mirë të kemi një ëndërr të madhe që na bën të rritemi, se sa shumë realitete të vogla që na bëjnë të mbetemi të mbërthyer në mediokritet.

Në një fjali tjetër ai shpreh këndvështrimin e tij më fort: “Për mua, më e dashur se shumë të vërteta të vogla, është iluzioni që lartëson”. Këtu, ai shprehet qartë se preferon ëndrrën e iluzionit në vend të zakonshmërisë.

Mbi moralin

Tema e moralit është e pranishme në tërë veprën e Pushkinit. Në veçanti, ai kritikonte falsitetin e jetës së oborrit, zakonet e kohës së tij dhe padrejtësitë e thella që pësonte populli. Për këto arsye, ai u kushtoi shumë reflektime këtyre problemeve.

Një tjetër prej frazave të tij të shkëlqyera thotë: “Klishetë morale janë shumë të dobishme kur nuk gjejmë brenda vetes sonë, justifikimet e sjelljes sonë”. Me këto fjalë ai nënvizon zakonin e disa njerëzve të gjejnë justifikime për sjelljen e tyre bazuar në idetë e të tjerëve, që merren si të mirëqena.

Aleksandar Pushkin ishte një shkrimtar i jashtëzakonshëm. Si një mendimtar, një njeri që jetoi para kohës së vet, ai vdiq i zhytur në borxhe, por në mënyrë paradoksale, ishte Cari Nikolla I ai që shleu të gjitha borxhet e Pushkinit. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button