“Jeta jote është e limituar, ndaj mos e shpenzo duke jetuar jetën e dikujt tjetër”.
“Ne kemi ardhur në këtë botë për të lënë gjurmë në univers. Në të kundërt, përse mund të kishim ardhur këtu?”
“Jini të uritur për të mësuar, por edhe të çmendur për t’u argëtuar”.
“Ki guximin për të ndjekur zemrën dhe intuitën tënde. Ato e dinë në njëfarë mënyre se çfarë dëshiron ti të bëhesh”.
“Puna jote do të mbushë një pjesë të madhe të jetës tënde dhe e vetmja mënyrë për të qenë i/e kënaqur, është të bësh atë çfarë e mendon si punë të mirë për ty. E vetmja gjë për ta bërë këtë, është të bësh punën që të pëlqen. Nëse nuk e ke gjetur akoma, vazhdo të kërkosh. Mos u ndal. Në momentin që do ta gjesh, ke për ta kuptuar mennjëherë se ajo është puna e duhur për ty. Dhe ashtu si marrëdhëniet në martesë, ajo punë të duket përherë dhe më e bukur. Ndaj, kërkoje punën e duhur për ty, derisa ta gjesh. mos u ndal”.
“Gjithmonë e kam pyetur veten përpara pasqyrës: “Nëse e sotmja do të ishte dita e fundit e jetës sime, a do të doja të bëja gjërat që do të bëj sot?””.
“Mos e lër zhurmën e opinioneve të të tjerëve të mbysin zërin tënd të brendshëm”.
“Njerëzit që mendojnë se janë tepër të çmendur për ta ndryshuar botën, janë ata që vërtet e bëjnë një gjë të tillë”.
“Nëse unë bëj më të mirën time dhe dështoj, të paktën e di se kam bërë më të mirën. Do të ishte më keq, nëse do të dorëzohesha që në fillim”.
“Le të nisim të mendohemi për të nesërmen, në vend që të shqetësohemi për atë çfarë na ndodhi dje”.
“Njerëzit mendojnë se të përqëndrohesh do të thotë t’i thuash “Po” gjërave që të ndihmojnë të përqëndrohesh. Por nuk ka lidhje fare kjo gjë. Të përqëndrohesh do të thotë t’i thuash “Jo” qindra ideve të mira që të jepen. Ti duhet të zgjedhësh me shumë kujdes”. / bota.al