Thenie

Disa thënie për plakjen, që do ju bëjnë të vini buzën në gaz

Teksa plakesh, tri gjëra ndodhin. E para është që humbet kujtesën. Dhe nuk më kujtohen dy të tjerat.

Norman Wisdom

Mos lejo që mosha të të vërë poshtë. Do e kesh të vështirë të ngrihesh prapë.

John Wagner

Mosha e mesme mbaron dhe plakja fillon, atëherë kur pasardhësit e tu janë më të shumtë se sa miqtë.

Ogden Nash

Sekreti për të mbetur të rinj në moshë, është të jetojmë ndershmërisht, të hamë ngadalë dhe të gënjejmë për moshën.

Lucille Ball

Nuk ka asgjë të favorshme për të thënë në lidhje me plakjen. Madje unë mendoj se duhet të ketë legjislacion kundër saj.

Patrick Moore

Teksa plakemi, trupat tanë bëhen më të shkurtër dhe anektodat më të gjata.

Robert Quillen

Mosha e shkuar nuk është dhe aq keq, kur mendon alternativën…

Maurice Chevalier

Në gjysmën e parë të jetës, njerëzit të thonë se çfarë duhet të bësh. Në gjysmën e dytë, të thonë se çfarë duhej të kishe bërë.

Richard J. Needham

Një ndërmjetës burse më tha që të blej aksione, vlera e të cilëve trefishohet çdo vit. I thashë: “Në moshën time, unë nuk blej as banane jeshile”.

Claude Pepper

Mendoj se mosha është një çmim shumë i lartë që njeriu paguan për t’u pjekur.

Tom Stoppard

Respektojini të moshuarit. Ata e kanë marrë diplomën para se të ekzistonin Google apo Wikipedia. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button