Psikologji

“Duhet të mësoni të hiqni dorë nga e shkuara”. Fjalët fantastike të Paulo Coelho-s

Është gjithmonë e nevojshme të kuptosh se kur përfundon një etapë e caktuar e jetës. Nëse këmbëngul tëqëndrosh në të shkuarën, pavarësisht kalimit të kohës, e humbet lumturinë dhe sensin e kohës.

Është e nevojshme ndonjëherë të mbyllësh disa rrathë, të mbyllësh disa dyer, ose të mbyllësh disa kapituj,siç doni t’i quani. E rëndësishme është të mundesh t’i mbyllësh, t’i lësh pas disa momente të përfunduara të jetës.

Puna jote mori fund?
Marr
ëdhënia jote mori fund?
Nuk jeton m
ë në atë shtëpi?
Duhet t
ë shkosh në një udhëtim?

Mund të kalosh shumë kohë në të tashmen tënde i “asgjesuar” nga pse-të, duke rimenduar të shkuarën dhe duke u përpjekur të kuptosh pse-në, apo si-në e situatave të caktuara. Mirëpo kamata që do të vijojë do tëjetë e pafund, sepse në jetë, ju, unë, miqtë tuaj, vëllezërit tuaj dhe motrat tuaja, të gjithë duhet të jemi nërrugën drejt mbylljes së kapitujve, kthimit të faqeve, mbylljes së etapave dhe vazhdimin e të ecurit përpara.

Nuk mund të jetojmë në të tashmen, duke u penduar për të shkuarën. As duke e munduar veten me pse-të. Ajo që ka kaluar, ka përfunduar tashmë. Ndodhi ajo që ndodhi dhe duhet ta lëmë të shkojë, duhet tëshkëputemi prej saj.

Nuk mund të jemi përgjithmonë fëmijë, adoleshentë, apo punonjës në punë, nga të cilat na kanë hequr apo janë mbyllur. Gjërat kalojnë dhe duhet t’i lëmë të shkojnë. Kjo është arsyeja pse, ndonjëherë, është kaq e rëndësishme të shkatërrohen kujtimet, të zhvendosni shtëpi, të grisni letra, të hidhni dokumenta, të shisni ose dhuroni libra.

Lëreni të shkuarën, shkëputuni prej saj. Në jetë, askush nuk luan me zara dhe duhet të mësohet si tëfitosh, ashtu edhe të humbasësh dhe të jetojmë të tashmen. E shkuara është e shkuar. Mos prisni të kthehet më pas. Lëreni pas inatin për ngjarjet e kaluara dhe për çfarë mund të kishit bërë ndryshe. Duke u kapur pas çasteve të së shkuarës, vetëm lëndojmë veten, e helmojmë veten dhe zhvillojmë hidhërim. Jeta ështëbërë për të ecur përpara, për të mos u kthyer kurrë pas.

Thuaji vetes “Jo, gjërat nuk mund të ndryshojnë”. Binde veten që e shkuara nuk kthehet pas. Nuk jemi asnjëherë si dy ditë më parë, si tre muaj më parë, apo si një vit më parë. Mbyllni derën, ktheni faqen, mbylleni rrethin.

Back to top button