Histori

E vërteta rreth Anunaki, perënditë e lashta sumeriane, për të cilat disa thonë se ishin alienë

Gjatë viteve 4100-1750 Para Krishtit, në Mesopotami lulëzoi qytetërimi super, që adhuronte hyjnitë e quajtura Anunaki, të cilat disa studiues besojnë se ishin vizitorë nga një planet tjetër, dhe që ishin autorë të përparimeve më të mëdha të civilizimit njerëzor të hershëm.

Para se grekët të adhuronin Zeusin apo egjiptianët Osirisin, sumerët adhuronin Anunaki. Këto perëndi të lashta të Mesopotamisë kishin krahë, mbanin në kokë përkrenare me brirë dhe kishin aftësinë për të kontrolluar të gjithë njerëzimin. Sumerianët i respektonin Anunaki si qenie qiellore që diktuan fatin e shoqërisë së tyre.

Por a ishin më shumë se sa hyjni? Disa teoricienë pretendojnë se Anunaki ishin alienë nga një planet tjetër. Dhe këtë ide ata e mbështesin në tekstet antike sumeriane. Sumerët jetuan në Mesopotami – Iraku dhe Iranin e sotëm – midis lumenjve Tigër dhe Eufrat.

Pavarësisht se ishin një civilizim i lashtë, mbretërimi i tyre u karakterizua nga një numër përparimesh teknologjike mbresëlënëse. Për shembull, ata shpikën parmendën, e cila luajti një rol të madh në zhvillimin dhe zgjerimin e perandorisë së tyre.

Po ashtu ata zhvilluan kuneiform-in, një nga sistemet më të hershme të njohura të shkrimit në historinë e njerëzimit. Po ashtu, ata krijuan një metodë për të matur kohën, të cilën njerëzit e përdorin edhe sot e kësaj dite. Por sipas sumerëve, ata nuk e bënë vetëm këtë gjë.

Për të gjitha ato arritje ata i detyroheshin një grupi perëndish të quajtur Anunaki. Sipas rrëfimeve të tyre, termi Anunaki rrjedh kryesisht nga termi An, një hyjni supreme që mund të kontrollonte si fatin e mbretërve njerëzorë po ashtu edhe të perëndive të tjera. Edhe pse ka ende shumë gjëra të panjohura mbi sumerët dhe mënyrën e tyre të jetës, ata lanë prova të besimeve të tyre në tekstet e lashta, përfshirë Epin e Gilgameshit, një nga historitë më të vjetra të shkruara në historinë njerëzore.

Nga ajo vepër mësohet se perënditë Anunaki ishin shumë të nderuara. Për t’i adhuruar ato, sumerët e lashtë kishin gdhendur statuja, të cilat i vishnin me rroba, u “jepnin” ushqim dhe i transportonin gjatë ceremonive të ndryshme festive.

Për shumë shekujt, studiuesit spekuluan se çfarë i bëri Anunaki kaq të veçantë. Por vetëm gjatë shekullit të kaluar nisi të dominojë teoria e “alienit”.Pjesa më e madhe e asaj që dimë mbi qytetërimin sumerian vjen nga të dhënat që kanë lënë pas në mijëra pllaka argjile.

Këto pllaka janë ende duke u studiuar. Por një nga studiuesit pretendon se disa prej teksteve mbajnë një zbulim të pabesueshëm:Anunaki ishin në të fakt alienë. Në 1976, studiuesi Zekaria Sitçin shkroi një libër me titull “Planeti i 12-të”, që përshkruante përkthime të 14 pllakave në lidhje me Enki, një fëmijë i hyjnisë supreme sumere, An.

Libri i tij pretendonte se sumerët besonin se Anunnki vinte nga një planet i largët i quajtur Nibiru. Sipas Sitçin, Nibiru ka një orbitë të plotë prej 3.600 vjetësh. Në një moment, ky planet kaloi afër Tokës. Dhe njerëzit që banonin aty, Anunaki, vendosën të krijonin kontakte me botën tonë rreth 500.000 vjet më parë.

Por Anunaki kërkuan më shumë sesa thjesht një takim miqësor. Ata donin ar, për të cilin kishin shumë nevojë për të rregulluar atmosferën e planetit të tyre. Meqë Anunaki nuk ishin në gjendje që ta nxirrnin arin vetë, ata vendosën të inxhinieronin gjenetikisht njerëzit primitivë për të nxjerrë arin për llogari të tyre.

Dhe në kohën kur sumerët u shfaqën si një civilizim, Anunaki u kishte dhënë njerëzve aftësinë për të shkruar, zgjidhur probleme matematikore dhe planifikuar qytete, gjë që çoi në zhvillimin e ardhshëm të jetës siç e njohim ne.

Ky mund të duket si një pretendim plot fantazi. Por Sitçin, që kaloi dekada duke studiuar hebraishten e lashtë, akadishten dhe sumerishten deri në vdekjen e tij në moshën 90 vjeçare në vitin 2010, tha në një raste se skeptikët nuk kishin pse të besonin fjalët e tij.

“Kjo gjë thuhet në tekste. Unë nuk po shpika asgjë. Alienët donin të krijonin punëtorë primitivë nga ‘homo erectus’, dhe t’u jepnin gjenet e duhura që u dhanë mundësinë të mendonin dhe të përdornin mjete”-tha Sitçin për “The NewYork Times”.

“Planeti i 12-të”, dhe librat e tjerë të tij mbi këtë temë shitën miliona kopje në të gjithë botën. Madje në një moment, Sitçin bashkoi forcat me studiuesin zviceran Erik Von Daniken dhe atë rus Imanuel Velikovski si një triumvirat historianësh që besonin se tekstet antike sumeriane nuk ishin vetëm histori mitologjike.

Përkundrazi, ata besonin se tekstet ishin më shumë si revista shkencore të kohës së tyre. Shumica e akademikëve dhe historianëve i hedhin poshtë idetë e paraqitura nga Sitçin dhe kolegët e tij. Ata thonë se këta teoricientë ose i kanë përkthyer keq ose keqkuptuar tekstet antike sumeriane.

Sidoqoftë e vërteta, një gjë nuk mund të mohohet:sumerët ishin shumë të përparuar për kohën e tyre. Një pllakë argjile e përkthyer në vitin 2015, tregon se astronomët e lashtë bënë llogaritje jashtëzakonisht të sakta matematikore për orbitën e Jupiterit. Plot 1.400 vjet para se këtë ta bënin evropianët.

Dhe Babilonasit – të cilët pasuan sumerët – mund të kenë krijuar trigonometrinë 1000 vjet para grekëve të lashtë. Edhe pse civilizimi sumer u shemb mijëra vjet më parë, ai hodhi farat në mënyrë që njerëzimi të rritej dhe të lulëzonte.

Back to top button