Bota

“E vrava unë Marilyn Monroenë”, deklaron ish-oficeri i CIA-s në shtratin e vdekjes

“Kishim prova se Monroe jo vetëm kishte shkuar në shtrat me Kennedy, por edhe me Fidel Castro. Shefi im, Jimmy Hayworth, më tha se ajo duhet të vdiste dhe se vrasja duhet të dukej si vetëvrasje ose një mbidozë. Nuk kisha vrarë kurrë një grua më parë, por duhet t’u bindesha urdhrave”

Screen Shot 2015-04-19 at 16.36.15

Një ish-oficer i CIA-s, 78 vjeçar dhe në gjendje të rëndë shëndetësore ka bërë disa deklarata tronditëse dhe që kanë zënë faqet e para të gazetave. Ai u tha gazetarëve se ka bërë në jetën e tij mbi 37 vrasje për llogari të qeverisë nga 1959 në 1972, përfshirë dhe atë të aktores së famshme Marilyn Monroe. Quhet Normand Hodges dhe ka punuar për CIA-n për 41 vjet si një agjent operativ i kualifikimit të lartë. I stërvitur si snajper dhe intensivisht në arte marciale, Hodges ka thënë gjithashtu se ka një eksperiencë të gjerë në dëmtimin e njerëzve edhe përmes metodave jokonvencionale, duke iu referuar helmeve dhe eksplozivëve. Ai pretendon se ka qenë anëtar i një celule operative të përbërë nga 5 agjentë, e cila kryente vrasje politike. Hodges thotë se Marilyn Monroe mbetet viktima e tij e veçantë, pasi është e vetmja grua që ai thotë se ka vrarë. Ish-oficeri nuk shpreh pendesë për atë që ka bërë, por shton se aktorja ishte bërë “kërcënim për sigurinë kombëtare”, ndaj dhe duhej eliminuar. “Kishim prova se Monroe jo vetëm kishte shkuar në shtrat me Kennedy, por edhe me Fidel Castro. Shefi im, Jimmy Hayworth, më tha se ajo duhet të vdiste dhe se vrasja duhet të dukej si vetëvrasje ose një mbidozë. Nuk kisha vrarë kurrë një grua më parë, por duhet t’u bindesha urdhrave. E bëra për Amerikën! Ajo mund t’i kishte kaluar informacione strategjike komunistëve dhe ne nuk mund ta lejonim këtë. Prandaj duhet të vdiste dhe unë bëra atë që duhet të bëja” – tregon Hodges. FBI e ka marrë seriozisht rrëfimin e tij dhe ka hapur një hetim për verifikimin e deklaratave.

Leave a Reply

Back to top button