Motivuese

Edhe 5 minuta të tjera

Ndërsa ndodhej në park një ditë, një grua u ul pranë një burri në një stol pranë një sheshi lojërash. “Ai atje është im bir”- i tha ajo, duke treguar me gisht një djalë të vogël me një pulovër të kuqe që po rrëshqiste mbi patina.

“Djalë simpatik. Ndërsa ajo që po nget atë biçikletën atje tej, e veshur me fustan të bardhë është vajza time”- u përgjigj burri. Pastaj, duke parë orën, i thirri vajzës së tij. “Melisa si thua të kthehemi në shtëpi?”.

Po vajza iu lut:“Edhe vetëm 5 minuta të tjera babi. Të lutem? Edhe vetëm 5 minuta”. Burri tundi kokën në shenjë pohimi, dhe Melisa vazhdoi të ngiste biçikletën e saj e kënaqur. Kaluan minuta dhe babai u ngrit dhe i thirri sërish vajzës së tij. “Tani është koha për të ikur?”.

Melisa iu lut sërish:“Babi edhe 5 minuta të tjera. Vetëm 5 minuta!”. Burri buzëqeshi dhe tha:”Në rregull”. “Ju jeni me siguri një baba shumë i durueshëm!”- i tha gruaja, që ishte e ëma e djalit të vogël.

Burri i buzëqeshi dhe pas disa çastesh heshtje i tha:“Vëllai i saj më i madh Tomi, u vra nga një shofer i dehur vitin e kaluar, ndërsa ai po ngiste biçikletën e tij këtu afër. Unë nuk kam kaluar asnjëherë shumë kohë me Tomin, dhe tani do të jepja gjithçka për të kaluar qoftë edhe vetëm 5 minuta të tjera me të.

Jam zotuar të mos bëj të njëjtin gabim me Melisën. Ajo mendon se ka edhe 5 minuta për të ngarë biçikletën e saj. E vërteta është se edhe unë kam 5 minuta të tjera për ta parë atë duke luajtur!”.

Morali: Jeta ka të bëjë me vendosjen e prioriteteve, dhe familja është një, dhe i vetmi prioritet mbi të gjitha të tjerët. Prandaj kalojeni gjithë kohën që mundeni me të dashurit tuaj të zemrës.

Back to top button