HistoriMAIN

Eksodi masiv dhe muret kundër emigrantëve, një histori 4500 vjeçare

Shpella Gol-e-Zard gjendet nën këmbët e malit Damavand, që me 5 mijë metrat e tij dominon peizazhin e Iranit Verior. Brenda saj stalaktitet dhe stalagmitet janë rritur ngadalë prejmijëvjeçarësh, duke strehuar të dhëna për ngjarjet e kaluara klimatike.

Ndryshimet kimike në stalagmitet e kësaj shpelle, u kanë dhënë mundësi studiuesve ta lidhinrënien e perandorisë Akadiane, e cila ndodhi më shumë se 4 mijë vjet më parë, me ndryshimin e klimës. Ajo ishte perandoria e parë në botë, dhe shtrihej në rajonin e Mesopotamisë rreth 4300 vjet më parë kur sundimtari i saj, Sargoni i Akadit, bashkoi një seri qytet-shtetesh të pavarura.

Ndikimi i kësaj perandorie u përhap përgjatë lumenjve Tigër dhe Eufrat, në atë që është sot Iraku Jugor dhe përtej në Siri dhe Turqi. Shtrirja Veri-Jug e kësaj perandorie mbulonte zona të ndryshme klimatike, nga territoret pjellore të Veriut (një nga hambaret e Azisë), të prekur shumë nga reshjet e shiut, tek fushat jugore që ujiteshin vetëm në kohë përmbytjesh.

Duket se perandoria ishte bërë gjithnjë e më e varur nga produktiviteti i territoreve veriore, duke përdorur drithërat e prodhuara në ato rajone për të ushqyer ushtrinë, dhe për të shpërndarë furnizime ushqimore për mbështetësit kryesorë të perandorisë.

Një shekull pas formimit të saj, perandoria Akadiane u shemb papritmas, duke shkaktuar njëemigracion masiv dhe konflikte të forta. Ankthi i përjetuar në atë periudhë pasqyrohet në mënyrë të përsosur në tekstin antik të Anatemës së Akadit”, që rrëfen trazirat pas mungesës së ujit dhe ushqimit:Fermat e mëdha të punueshme nuk prodhuan më grurë, fushat e përmbytura nuk dhanë më peshk. Nuk pati më shurup apo verë nga pemishtet e ujitura, shiu nuk ra më nga retë e trasha.

Arsyeja e asaj rënieje debatohet ende sot nga historianë, arkeologë dhe shkencëtarë. Një nga versionet më të besueshme, i mbështetur nga arkeologu i Universitetit të Jeilit në SHBAHarvi Uueis, është se kjo u shkaktua nga një thatësirë ​​e papritur që goditi rajonet veriore të perandorisë.

Në Sirinë Veriore, Ueis dhe kolegët e tij gjetën prova të një braktisje të papritur, e cila ndodhi rreth 4200 vjet më parë, e vërtetuar nga mungesa e qeramikës dhe mbetjeve të tjera arkeologjike të një rajoni më herët kishte përparuar shumë. Tokat pjellore të periudhave më të hershme, u zëvendësuan nga sasi të mëdha pluhuri dhe rëre të sjellë nga era, gjë që sugjeronedhe ardhjen e një periudhë të gjatë thatësire.

Analizat e kryera më vonë tek disa sedimente detare të Gjirit të Omanit dhe Detit të Kuq, ekanë lidhur shfaqjen e pluhurit në det me ato të pranishme në Mesopotaminë e largët në atë kohë, duke ofruar prova të mëtejshme të një thatësire në shkallë rajonale.

Por shumë studiues të tjerë, i kanë parë me mosbesim përfundimet e Ueis. Për shembull, disa mendojnë se si gjurmët detare dhe ato arkeologjike nuk janë mjaft të sakta, për të treguar një marrëdhënie të fortë midis thatësirës dhe ndryshimeve sociale në Mesopotami.

Të dhënat nga stalagmitet iraniane, hedhin një dritë të re mbi këtë dilemë. Në një studim të botuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences of the United States

of America (PNAS), të drejtuar nga Stejsi Karolin, paleoklimatologe e Universitetit tëOksfordit, paraqiten të dhënat të detajuara të pranisë së këtij pluhuri midis 5.200 dhe 3.700 vjet më parë.

Pluhuri që gjendet në këtë shpellë në Iran, mund të na tregojë shumë për historinë klimatikeedhe diku tjetër. Shpella Gol-e-Zard, ndodhet disa qindra kilometra në lindje të perandorisë së dikurshme Akadiane. 90 për qind e pluhurit në këtë rajon, vijnë nga shkretëtirat e Sirisë dhe Irakut.

Pluhuri i atyre shkretëtirave, ka një përqendrim më të madh të magnezit, sesa të gurëveranorë lokalë që formojnë shumicën e stalagmiteve. Këto të fundit kanë avantazhin shtesë, që mund të datohen me saktësi të madhe me metodën e torium-uraniumit.

Dhe duke kombinuar kritere të ndryshme, studimet kanë identifikuar 2 periudha kryesore të thatësirës që filluan 4.150 dhe 4.260 vjet më parë, dhe zgjatën respektivisht 110 dhe 290 vjet. Ngjarja më e fundit ndodhi pikërisht në kohën e rënies së Perandorisë Akadiane, duke konfirmuar fuqimisht hipotezën se ndryshimi i klimës është të paktën pjesërisht përgjegjës për atë që ndodhi.

Shembja e perandorisë, u pasua nga një emigrim masiv nga Veriu në Jug. Gjithashtu undërtua një mur 180 km i gjatë midis lumenjve Tigër dhe Eufrat, për të kontrolluar emigracionin, një strategji jo shumë e ndryshme nga ato që propozohen sot. / Business Insider – Bota.al

Back to top button