Supozoni që ju nuk mund të flisni apo lexoni në gjuhën kineze. Gjendeni në një dhomë të mbushur me libra të shkruar në këtë gjuhë, si dhe një seri udhëzimesh të shkruar në anglisht, që ju thonë se çfarë të bëni. Një copëz letër me shkrim në gjuhën kineze, futet poshtë derës në dhomë.
Ju konsultoni udhëzimet tuaja dhe kopjoni gërmat kineze, sipas rregullave që të janë dhënë dhe po nga poshtë derës, nxirrni jashtë dhomës përgjigjen tuaj. Personit jashtë dhomës, do i dukej sikur ju e keni zotëruar kinezçen, kur në fakt ju thjeshtë po ndiqni një seri bazë rregullash.
Ky eksperiment i mendimit vjen nga John Searle, dhe është një mbështetës i Testit të Turingut. Nëse një kompjuter është në gjendje të na e hedhë, që të mendojmë se po flasim me një person, atëherë sigurisht që është inteligjent? Personi i Searle’s në dhomë po vepron si një kompjuter, duke ndjekur një skenar, por duke mos patur fare njohuri për atë që po bën. /bota.al