Vrasja e Boris Nemtso, 55 vjeç, ka tronditur Kremlinin.
Ai u ekzekutua me 4 plumba në Moskë, ndërsa ishte nën shoqërinë e një femre ukrainase.
Për fat, ajo ka shpëtuar.
Vrasja e Nemetso ka ngjallur shumë dyshime, duke qenë se ai ka qenë kritik i Putin, dhë ditën e nesërme pritej që të udhëhiqte një protestë të madhe kundër tij.
Për më tepër ai po përgatiste një raport, që tregonte përfshirjen e Rusisë në ë rebelimin separatiste në Lindje të Ukrainës.
Në media flitet se aim und të kandidonte edhe për president në zgjedhjet e ardhshme.
Në një intervistë të pak kohëve më parë, ai kishte shprehur frikë se mund ta vrisnin.
Ndërkohë, pas vrasjes ka reaguar edhe Vladimir Putin.
Ai e ka dënuar vrasjen dhe ka thënë se ajo mund të jetë një vrasje me pagesë.
1 minute read