Your Life

“Emri i engëllit tënd nuk ka rëndësi. Ti do ta quash atë “Mama””. Nënat janë engjëjt tanë…

Një fëmijë që ishte gati për të lindur, iu drejtua Zotit: “Më thonë se nesër mund të dal në botën e jashtme. Si mund të jetoj unë kaq i vogël dhe i pambrojtur?”
“Nd
ër shumë engjëj të mitë, një e kam zgjedhur për ty. Ai do të mbrojë”, iu përgjigj Zoti duke vazhduar: “Engjëlli yt do të këndojë për ty fjalë të ëmbla dhe të ngrohta. Me durim të pashteruar dhe me butësi, ai do të mësojë edhe të flasësh”.

Por fëmija pyeti me kureshtje: “Por… por si mund të flas unë sërish me Ty?”.
“Engj
ëlli yt do të mësojë të mbledhësh duart e tua në mënyrën e duhur dhe të më drejtohesh me lutje”, iu përgjigj Zoti me zë të qetë dhe mjaft durim.
“Por un
ë kam dëgjuar se bota jashtë është e mbushur me njerëz të këqinj. Kush do të më mbrojë mua?”, pyeti fëmija i trishtuar.

Zoti e pa me ëmbëlsi dhe iu përgjigj: “Engjëlli yt do të mbrojë maksimalisht, edhe nëse i rrezikohet jeta e tij”.
“Por zemra ime do t
ë jetë përherë e trishtuar, Zot, pasi nuk do të të shoh më”, u ankua fëmija.
Engjëlli yt do të flasë për mua dhe do të tregojë rrugën për t’u kthyer tek prania ime. Ama duhet ta dish se unë do të gjendem gjithmonë pranë teje”.
N
ë atë moment u ngatërruan zërat dhe fëmija nisi të ndjente zhurma nga bota e jashtme. Me zë të lartë ai e pyeti Zotin: “Zot, po dal jashtë. Më thuaj edhe diçka, si quhet engjëlli im?”.
Zoti duke buz
ëqeshur i tha: “Emri i engëllit nuk ka rëndësi. Ti do ta quash “Mama””.

Back to top button