Horizonti.al

Enigma të reja për varrin e Jezusit

Screen Shot 2015-07-21 at 09.19.07

Një studim gjeologjik pohon shpalljen e një Varri të Periudhës së Tempullit të Dytë, e gërrmuar 25 vite të shkuara në rrethinat e Jeruzalemit, dhe e njohur si Armon Ha’Natziv / Talpiot, se i përket familjes së Jezusit. Ky është konkluzioni i gjeologes Aryeh Shimron, që ka përdorur analiza kimike për të ekzaminuar një lidhje të mundshme midis urnës së gjetur në shpellën e Talpiot-it dhe urnës së njohur si ajo e “Giacomos, vëllait të Jezusit”. Përkrahësit e teorisë mbështesin që ky studim mund të ketë pasoja me një ndikim të gjerë. Varri i njohur si Varri i Talpiotit u zbulua në 1890-ën, gjatë ndërtimit të lagjes Armon Ha’Natziv / Talpiot. Një gërmim i varrit ka nxjerrë në dritë urna të Periudhës së Tempullit të Dytë. Megjithëse emrat e shkruar në enë të tilla ishin të zakonshme në atë epokë, grupi i emrave në të njëjtin varr ka provokuar interes: Jezusi djali i Jozefit, Maria, Mariamene, Juda djali i Jezusit e Yose-së. Varri ka ngjallur interesa ndërkombëtare falë filmimeve dhe kërkimeve të gazetarit Simcha Jacobovici, që i referohet argumentimit statistikor si provë, duke marrë si të dhënë që në atë epokë nuk mund të kishte një familje tjetër në Jude me atë kombinim të veçantë të emrave. Paralelisht me këtë zbulim, në vitet e fundit vëmendja e arkeologëve është ngacmuar edhe nga urna e “Xhiakomos, djali i Jozefit, vëllai i Jezuit”. Shimron ka propozuar që mundet ta ketë origjinën nga varri i Talpiotit, pasi ka marrë elementë të dheut që e mbulonte që, të ekzaminuar, kanë rezultuar të njëjtat me vendin në fjalë. Megjithatë urna ishte në duart e antikuarit Oded Golan në 1976-ën, katër vite para zbulimit të varrit. Për profesorin Amos Kloner mbishkrimi është i rremë dhe të gjitha urnat e gjetura në varr dhe të dokumentuara ishin varrosur nën tokë, të pamundura për t’u vjedhur para zbulimit të tyre. Përveç kësaj Golan e bleu urnën nga një person që e deklaronte se e kishte origjinën nga Silwan, jo Talpiot.

“Simcha Jacobovici Television”

Leave a Reply

Back to top button