Covid19MAIN

Erdhi ora e AstraZeneca

Pas lajmeve të këqija, vijnë lajmet e mira. EMA këtë javë do t’i japë dritën jeshile përdorimit të vaksinës AstraZeneca në Evropë dhe do ta miratojë atë për të gjitha grupmoshat (përveç të miturve). Dyshimet nëse mund të autorizohej vetëm për ata nën 65 apo edhe 55 vjeç janë zgjidhur. Pastaj do të jetë në dorën e shteteve që të vendosin se cilat grupmosha do ta marrin dhe në cilën fazë të fushatës së vaksinimit.
Lajmi i keq kishte ardhur ditët e fundit, kur kompania anglo-suedeze njoftoi se do të reduktonte furnizimet me 60%, të paktën në fazën e parë. Problemi lind nga replikimi i zvogëluar i virusit, krahasuar me atë të pritur, në uzinën në Belgjikë ku prodhohen të gjitha dozat për Evropën, e cila pret 400 milion doza nga kompania për këtë vit. Ka përpjekje për ta rregulluar shpejt problemin, mbase edhe të merren disa vaksina nga impiantet e tjera të prodhimit në botë, por për momentin problemi mbetet.
Dhe në fakt, në Itali ka deklaruar të shtunën Kryeministri Conte, do të vijnë vetëm 3.6 milion doza, dhe jo 8 milion që ishte parashikuar fillimisht. Në tremujorin e parë të vitit do të vijnë 2.3 milionë në shkurt dhe 1.1 në mars.
CHMP i EMA-s, komiteti për miratimin e ilaçeve, do të mblidhet vazhdimisht nga sot deri të premten. Meqenëse vaksina AstraZeneca është një përparësi, sepse pritet nga të gjitha shtetet, do të jetë çështja e parë që do të adresohet. Kështu që drita jeshile mund të mbërrijë që nesër, dhe jo më të premten 29, siç ishte planifikuar fillimisht. Por përveç 48 orëve para, ata që ndjekin fushatën e vaksinimit janë më të interesuarit për temën e të moshuarve. Në provën klinike të paraqitur nga kompania, nuk do të kishte shumë të dhëna për personat mbi 55 vjeç, dhe madje edhe më pak për ata mbi 65 vjeç.
Ky nuk është një problem në lidhje me sigurinë e vaksinës, madje edhe për ata që janë më të përparuar në vite: në këtë aspekt shifrat janë aty dhe ato janë të mira. Tema është efektiviteti. Sidoqoftë, në Ema dhe më gjerë, janë të bindur se nuk ka asnjë arsye të frikësohen se ilaçi do të jetë më pak i efektshëm në mbi 55 vjeç, se sa tek të rinjtë. Pasja e një vaksine për të moshuarit që është më e menaxhueshme se ajo e Pfizer nga pikëpamja e ruajtjes dhe e disponueshme në sasi më të mëdha se ajo e Modernas, mund të ndikojë shumë në organizimin praktik të fushatës.
“Të dhënat e sigurisë janë të mira, janë ato të zakonshmet për shumicën e vaksinave”, shpjegon Silvio Garattini nga Mario Negri në Milano. AstraZeneca kishte folur tashmë për 72% të efikasitetit javë më parë, dhe për Ema-n është ende midis 60 dhe 70%. “Në protokolle, objektivi për aprovim ishte që efektiviteti të ishte të paktën 50% – vazhdon Garattini – Problemi, megjithatë, është të kuptuarit se kush do të dëshirojë ta bëjë këtë vaksinë, duke qenë se është më pak efektive se të tjerat aktualisht në dispozicion, të cilët shkojnë deri në 95%. Nëse nuk do të kishte produkte të tjerë nuk do të kishte diskutime, por në këtë rast po”.
Shkalla e vlerësuar e efikasitetit është megjithatë më e lartë se ajo e vaksinës së gripit, e cila është midis 50 dhe 60%. “Në atë rast, megjithatë – vazhdon gjithmonë Garattini – ekziston vetëm një ilaç në dispozicion, dhe atëherë qëllimi nuk është të trajtojmë të gjithë, por vetëm njerëzit në rrezik”. / La Repubblica – Bota.al

Back to top button