Bota

E premte, dt. 13: Eshtë 11 shtatori i Europës

Screen Shot 2015-11-14 at 09.18.38

Zemra e Parisit është goditur në mënyrë të përsëritur nga terrorizmi islamik, sulmet e bashkërenduar ushtarakisht në qendër të kryeqytetit francez shenjojnë një përshkallëzim të fortë të një lufte të shpallur kundër të gjithë Perëndimit që, në një natë pariziene nëntori, ka kaluar ndoshta një pikë pa kthim. Eshtë kalimi i strategjisë së re të tmerrshme të Shtetit Islamik, i cili nuk sheh më vetëm kufijtë e Kalifatit dhe luftërat në Siri dhe Irak, por shkon dhe sulmon në mënyrë të drejtpërdrejtë Perëndimin. Pikërisht ashtu si kishin bërë al Kaeda dhe Osama bin Ladeni. Dhe ashtu si kishte ndodhur me sulmin kundër SHBA, 11 vjet më parë.

Tani, pavarësisht sinjaleve të shumtë që paralajmëronin ardhjen e një stuhie të përsosur të terrorizmit, komuniteti ndërkombëtar duhet të përballet me dicka, për të cilën nuk ishte përgatitur. Të vrarë me automatikë, pengje të ekzekutuar me gjakftohtësi, njëri pas tjetrit, kamikazë që hidhen në erë, bomba në Stade de France dhe në jë sallë koncertesh. Ndoshta, në Europën e vjetër nuk ka precedentë. Nuk ka aspak ngjashmëri me sulmet e mëparshëm në Paris, në metronë e Londrës, apo në stacionet e Madridit. Ka diçka tragjikisht plastike dhe dramatikisht evidente në ditën e cila u hap me sulmin, dhe ndoshta vrasjen, e Xhon Xhihadistit, simboli i tmerrit dhe marrëzisë së Shtetit Islamik, dhe që u përmbyll me të njëjtin tmerr dhe të njëjtën marrëzi që riprodhohet deri në pafundësi, në qytetin simbol të qytetërimit europian.

Fytprerësit e ISIS kanë vendosur që të çojnë atë tmerr jashtë kufijve të luftërave që luftohen me kuaj në kufirin mes Sirisë dhe Irakut. Dhe i kanë lëshuar një sfidë të drejtpërdrejtë Perëndimit, duke e goditur në zemër të Europës. Një ndryshim strategjik tragjik, i përgjakshëm që e zhyt Europën në dëshpërim. Ndërkohë që vrisnin njëri pas tjetrin pengjet në sallën e koncerteve të Parisit, terroristët thërrisnin “Allahu është i madh”. Dhe rrëfimet e dëshmitarëve flasin për një furi të verbër kundër viktimave të pafajshme. Tani Europa duhet të nisë një rrugëtim të ri, që e nxjerr prej ekuivokëve të shumtë të viteve të fundit. Eshtë Europa që kthente kokën në anën tjetër, ndërkohë që bota ndryshonte, ndërkohë që luftërat i transformonin pranverat arabe në ditë danteske dhe ndërkohë që në Shtetin Islamik, zgjateshin degët e urrejtjes dhe terrorizmit. Il Giornale – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button