Në këtë artikull ju sjellim një reagim tepër aktual nga Liliana Segre, lidhur me vaksinimin e detyruar, i cili është krahasuar shpesh nëpër protesta nga ana e shoqërisë, me persekutimin e hebrenjve. Është e vërtetë që askush nuk mban përgjegjësi mbi efektet anësore të vaksinave, por në dekada e shekuj, vaksinat janë provuar efektive ndaj një sërë sëmundjesh infektive. Nga ana tjetër, çdo vaksinë ka një fazë klinike testimi, në të cilin përdoret në një grup kontrolli vullnetar me ose pa sëmundje për ta testuar çdo efekt parësor dhe anësor. Ta konsiderosh këtë, me një nismë që synim kryesor kishte vrasjen, sipas Segre, është një çmenduri dhe budallallik. Më poshtë mund të lexoni të plotë fjalimin e saj.
“Është çmenduri të krahasosh vaksinimin me persekutimin e hebrenjve. Është komplet budallallik. Shpresoj të mos jem as injorante dhe as e keqe, por realisht ndihem keq përballë situatës aktuale.
Përdorimi jo i drejtë i një krahasimi të tillë, më acaron pasi ne kemi memorie shumë afatshkurtër. Ne nuk e krahasojmë situatën aktuale, me gjithë përfitimet e vaksinave të kaluara ndaj sëmundjeve të ndryshme infektive. Ndërkohë, mua më kanë sulmuar që jam vaksinuar. Kjo gjë është çmenduri. Njerëzit thanë se isha paguar nga Pfizer. Ah sikur të ishte e vërtetë, por nuk kam marrë asnjë pagesë në fakt dhe as kam njohje në kompaninë e Pfizer.
Është një kohë injorance, dhune dhe ndrydhje, por që po cënon gjithë ecurinë e pandemisë. Kjo situatë ka nxjerrë në dukje, se kush bullizon apo shpik, është më i fortë. Shpresoj shumë që këta persona të përfaqësojnë një minorancë. Sepse nuk i jap asnjë shpjegim se si mund të mos vaksinohesh përballë një sëmundjeje kaq të tmerrshme si kjo, që ka vrarë miliona njerëz pa dallim?
Mua nuk më habisin këto reagime nga një pjesë e shoqërisë. E di se kush i bën këto zgjedhje, nuk e vret fare mendjen për të mbrojtur shëndetin e të tjerëve”. – Fjalim i Liliana Segre mbi vaksinimin ndaj COVID-19