Për të gjitha herët kur jeni ulur në një lokal pa thënë asnjë përshëndetje, dhe pasi jeni ulur, keni pritur t’ju shërbejnë sikur të jeni pronarët e atij vendi, jo sikur të jeni klientët. Për të gjitha herët kur edhe pse temperaturat shënojnë 40 gradë, sërish vendi ku keni qëndruar, ju është pastruar me themel dhe nuk kenithënë asnjëherë “Faleminderit”. Për të gjitha herët kur e keni marrë me nxitim kafen në një lokal dhe nuk e keni falenderuar banakierin që jua ka përgatitur.
Për ato herë kur vërtet kthehesh nga puna i lodhur, ama gruan tënde nuk e ke pyetur ndonjëherë nëse ështëlodhur, apo është mërzitur duke pastruar shtëpinë, vendin ku ti kthehesh nga puna dhe e gjen të pastër. Për të gjitha herët kur unë gëlltis pakënaqësinë që nuk vlerësohem, respektohem, apo merrem në konsideratëpër punën që bëj. Për të gjitha herët kur përshtatem, pranoj dhe hedh pas krahëve fjalët e këqija dhe vështrimet gjithë inat.
Për çdo veprim nga këto të mësipërmit, unë dua t’i kushtoj duart e mia jo më femërore, gishtat e mi tëdjegur nga enët e nxehta dhe lëkurën time që bie vazhdimisht nga puna e tepërt. Kamarierëve që ju shërbejnë drekën, banakierëve që ju përgatisin kafen, femrave që ju pastrojnë banjot, thojini të paktën një“Faleminderit”, pasi në këtë jetë, nuk na takon asgjë neve.
Punë të tilla të vogla ndonjëherë duken të papërfillshme, por pa to jetesa jonë bëhet tepër e vështirë. Ndaj, çdo ditë duhet të mundohemi të jemi falenderues ndaj kudo që na e lehtëson jetën. Edhe ndaj atyre qëthjesht u thua një “Mirëmëngjes” (ndonjëherë kalon edhe pa i përshëndetur), pa e menduar asnjëherërëndësinë e punës së tyre. Mendohu një moment se sa rëndësi ka çdo gjë për të siguruar jetesën që ti bën dhe atëherë ke për ta kuptuar se çdo person ka një vlerë të caktuar për ne dhe për të tjerët. Ndaj, ji falenderues!