Psikologji

Fëmija yt ka teka përpara teje? Mos u nevrikos, pasi është diçka pozitive

Nëse fëmija yt ka teka përpara teje, mos e mendo këtë gjë si diçka negative. Përkundrazi, është diçka pozitive.

Të ka ndodhur ndonjëherë të dëgjosh mësuesit e fëmijës tënd të thonë se ai sillet shumë mirë në shkollë, si dhe është mjaft i edukuar? Ndërkohë që të duket e pabesueshme, pasi në shtëpi djali yt sillet komplet ndryshe. Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Uashingtonit, tekat e një fëmije shtohen në prani tëmamasë dhe nëse ajo ndodhet në dhomë, tekat e fëmijës shtohen akoma më shumë.

Çfarë thonë ekspertët? Ata kanë marrë në studim fëmijët e mbi 500 familjeve. U vu re në mënyrë të qartëse tekat e fëmijëve shtoheshin në praninë e nënave të tyre. Kur ajo nuk ishte e pranishme, fëmijët silleshinnë mënyrë më të bindur. Arsyeja se pse ndodh kjo gjë, është se fëmijët e vegjël janë më të lidhur me nënat e tyre. Kur janë të vegjël, ata e kuptojnë se një nënë mund t’i falë gjithë tekat dhe sjelljet e tyre jo të mira. Raporti nënë-fëmijë është aq i ngushtë, saqë fëmijët e ndiejnë se mund të jenë vetvetja pa probleme. Ata janë të vetëdijshëm se nënat do i duan dhe do t’i pranojnë, edhe nëse gabojnë.

Përgjithësisht ata kanë teka, kur ndihen të nervozuar, të lodhur dhe të stresuar. Në këto kushte, ata kanënevojë të marrin më tepër vëmendje nga personat përreth. Pra realisht, tekat e një fëmije janë një kërkesëpër mbrojtje nga ana e personit që duan më tepër. Ndaj, nëse një fëmijë shfaq teka përpara nënës së tij, ky është një mekanizëm mbrojtës për të. Një fëmijë që ka teka përpara nënës së tij, është një fëmijë që nëshkollë përgjithësisht sillet mirë me të tjerët.

Back to top button