Ekonomi

FIFA shpall planin për të mbështetur financiarisht federatat e prekura nga Covid-19

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, Këshilli i FIFA-s njoftoi  “Planin e Ndihmës së FIFA-s për situatën e Covid-19” i cili u krijua për të mbështetur anëtarët të cilët janë prekur më shumë financiarisht gjatë pandemisë së koronavirusit.

Plani trefazor do të sigurojë deri në 1.5 miliardë dollarë në dispozicion përmes granteve dhe kredive me një “kusht që 50% e fondeve të lëshuara do të shkojnë për futbollin e grave”.

Të gjitha 211 shoqatat anëtare do të kenë qasje në një milion $ në grante dhe gjithashtu kanë mundësi të aplikojnë për kredi “pa interes” që kapin deri në 35% të të ardhurave të tyre vjetore “të audituara”.

Të dyja grantet dhe huazimet mund të përdoren për të adresuar edhe çështje më të gjera të futbollit, përfshirë “klubet, lojtarët, ligat, ose të tjerët që janë prekur”, sipas deklaratës së FIFA-s.  CNN / bota.al  

Leave a Reply

Back to top button