Bota

Frika nga Rusia: Armatoset Europa, rriten me 2.6 shpenzimet për mbrojtjen

Europa është duke u përgatitur për shpenzime të mëdha në fushën e mbrojtjes.

Sfida është që  shumë qeveri të kalojnë me sukses hezitimin për të blerë armë  dhe për të bashkëpunuar në programe shumëkombëshe edhe nëse kjo do të thotë më pak vende pune për industritë e tyre.

Aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, ndërhyrja e saj ushtarake në Ukrainën Lindore dhe agresioni i Moskës në vende të tjera kanë bërë që qeveritë në të gjithë Europën të shqetësohen për sigurinë e tyre.

Donald Trump ia doli të bindë shumë liderë  të vendeve të NATO-s për të rritur buxhetet e tyre ushtarake.

Udhëheqësit e BE-së miratuan një pakt të ri të mbrojtjes, i njohur si bashkëpunimi i përhershëm (Pesco), në të cilin 25 vendet anëtare do të fillojnë të bashkëpunojnë në një numër të programesh të përbashkëta në vitin 2018 që kapin vlerën e 5.5 miliardë eurove në vit.

Në vitin 2016, shpenzimet ushtarake në Evropën Perëndimore u rritën me 2.6% krahasuar me vitin e kaluar.

Deri në vitin 2020, Gjermania do të shpenzojë 53% më shumë në pajisje ushtarake se në vitin 2016, sipas vlerësimeve të Ministrisë gjermane të Mbrojtjes.

Nëse të 28 vendet e BE-së plus Norvegjia kalojnë objektivin rekomanduar NATO-s prej 2% të GDP-së në fushën e mbrojtjes kostot vjetore të Europës shkojnë në 97 miliardë euro, dukë i dhënë një shtysë projektit pë autonominë ushtarake evropiane.

Leave a Reply

Back to top button