BotaMAIN

Fundi i botës duhet të presë

ËSHTË LIBRI që e kanë pritur shumë njerëz të cilët vuajnë nga ankthi i klimës: “Nuk është fundi i botës”, me ortekun e vet të të dhënave dhe grafikëve dëshiron të tregojë se katastrofizmi i lidhur me klimën dhe mjedisin është i gabuar dhe kundërproduktiv. Autorja, Hannah Ritchie, sigurisht që nuk e mohon, përkundrazi, ajo është profesoreshë e qëndrueshmërisë mjedisore në Universitetin e Edinburgut dhe zëvendësdrejtoreshë e “Our world in data”, OJF-ja që ofron informacion statistikor për problemet globale.

Dhe pikërisht aty Ritchie mbledh të dhënat befasuese të librit. “Emetimet e CO2 për frymë të vendeve të G7 janë shumë më të ulëta sot, se sa ishin tridhjetë vjet më parë, pavarësisht se PBB-ja e tyre është rritur me 50 për qind, edhe emetimet e sotme të Kinës janë sa gjysma e atyre të SHBA-së 60 vjet më parë. Po ashtu, ndotja globale dhe shpyllëzimi kanë rënë.

Me pak fjalë, ne reaguam ndaj alarmit: në vitin 2015, viti i Marrëveshjes së Parisit, fotovoltaikët dhe makinat elektrike ishin shumë të shtrenjta, sot e para është burimi më i lirë i energjisë elektrike dhe këto të fundit po prodhohen në masë. Dhe rezultatet janë të dukshme: pa atë që kemi bërë që nga viti 2015, temperaturat deri në vitin 2100 do të ishin rritur me 4°C, dhe jo me 2,8°C siç parashikohet tani”.

Jo se kjo mjafton. “Ne ende po emetojmë shumë CO2, por emetimet globale për frymë filluan të bien në vitin 2012, dhe emetimet totale pritet ta bëjnë këtë para vitit 2030. Sigurisht që do të kemi kriza serioze të lidhura me klimën në vitet e ardhshme, por shpresojmë të kemi sukses për të shmangur më të keqen, edhe sepse nëse përmirësojmë klimën, biodiversiteti do të rimëkëmbet gjithashtu. Ne jemi brezi i parë njerëzor që përpiqemi të zvogëlojmë ndikimin e vet mbi planetin, pasi e kemi shkatërruar atë për shekuj: mohimi i përparimit të bërë duke menduar vetëm për katastrofa na çon vetëm në paralizë, dhe nuk na nxit aspak drejt veprimeve edhe më të forta.” / bota.al

Back to top button