Keshilla

Gëzoju gjërave të vogla: vetëm kështu mund ta vlerësosh jetën

Pra, le ta bëjmë, të ndalemi dhe të mësojmë të mrekullohemi me praninë e tyre, të shijojmë magjepsjen prej këtyre gjërave të vogla, që përfaqësojnë thelbin e vërtetë të jetës. Puthja e natës së mirë, një muzg i vetmuar, një qiell plot yje për t’u admiruar me njeriun që duam, janë vetëm disa nga gjërat që mund të na zbukurojnë zemrën. Gëzime të vogla ditore që na japin energjinë për të përballuar rrugën e quajtur JETË.

Do të vijë një ditë kur, pothuajse rastësisht, do të kuptojmë se janë gjërat e vogla që i japin kuptim gjithçkaje tjetër. Po ato gjëra që i kemi lënë pas dore për mungesë kohe, aq shumë të zënë mes çështjeve personale dhe atyre profesionale, sa të mos u japim peshën e duhur. Dhe ata kanë qenë gjithmonë aty, në të vetmin vend ku nuk kemi hedhur sytë.

Megjithatë, këto janë gjërat për të cilat akoma ia vlen të mrekullohesh, për të cilat ia vlen të buzëqeshësh çdo mëngjes megjithë erën armiqësore, janë ato që na japin forcën për të filluar përsëri pas çdo rënie. Dhe në vend të tyre kemi përjetuar tërbimin, shpejtësinë aq të lartë që shënon ditët tona, që na ka bërë që t’i lëmë pas dore, por nuk është vonë të shijojmë gjithë gëzimin që mund të na japin.

Sepse kur heqim telefonin dhe fikim kompjuterin, gjithçka që na mbetet janë fragmente kohe që fluturojnë sa hap e mbyll sytë. Dhe janë shumë të shkurtër, për të na bërë të kuptojmë se sa e mrekullueshme është të humbësh në buzëqeshjen e një fëmije, në rrëfimet e një plaku të urtë, në horizontim e pafundëm, përtej detit.

Një paaftësi për të vlerësuar gjërat e vogla, që është ndërfutur në jetën tonë dhe që na ka bërë të humbasim kaq shumë, por le të kujtojmë se asgjë nuk ka humbur. Sepse mjafton vetëm që të ndalemi për një moment, të marrim pak kohë për veten, për të kuptuar se ato gjëra që kemi marrë si të mirëqena janë ende aty, edhe nëse nuk do të jenë të përjetshme.

Pra, le ta bëjmë, të ndalemi dhe të mësojmë të mrekullohemi me praninë e tyre, të shijojmë magjepsjen prej këtyre gjërave të vogla, që përfaqësojnë thelbin e vërtetë të jetës. Puthja e natës së mirë, një muzg i vetmuar, një qiell plot yje për t’u admiruar me njeriun që duam, janë vetëm disa nga gjërat që mund të na zbukurojnë zemrën. Gëzime të vogla ditore që na japin energjinë për të përballuar rrugën e quajtur JETË.

Le t’i premtojmë vetes që të mos i lëmë pas dore ato ditë me diell, të mos humbasim mes mijëra angazhimeve, të kalojmë kohën me ata që duam, t’u japim një dhuratë atyre që mbushin jetën tonë, të lexojnë një libër, të festojmë stinët që ndryshojnë. Sepse pas gjithë kësaj fshihet lumturia më origjinale. / bota.al

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close